Lajme Zone
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/ Protestë në Prishtinë, 4 kërkesa qeverisë: Shfuqizoni ligjin për dhomat e specializuara
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/ Protestë në Prishtinë, 4 kërkesa qeverisë: Shfuqizoni ligjin për dhomat e specializuara

KOSOVË- Mijëra qytetarë u mblodhën sot në sheshin ‘Skënderbeu’, Prishtinë në shenjë proteste për dënimin me burg të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë 2 ditë më parë. Në protestën e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, që zgjati rreth 40 minuta ata artikuluan 4 kërkesa drejtuar Qeverisë dhe Presidencës së Koso

KOSOVË- Mijëra qytetarë u mblodhën sot në sheshin ‘Skënderbeu’, Prishtinë në shenjë proteste për dënimin me burg të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë 2 ditë më parë. Në protestën e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, që zgjati rreth 40 minuta ata artikuluan 4 kërkesa drejtuar Qeverisë dhe Presidencës së Kosovës: Shfuqizim ndryshim i ligjit për dhomat e specializuara, LEXO edhe...Gucati thirrje Kurtit: Përjashtoje Gërvallën, njerëzit që bashkëpunojnë me armikun janë armiq të kombit Shkarkim i ministres së drejtesisë Donika Gervalla, Mbështetje e pakufizuar dhe fonde të mjaftueshme për mbrojtjen e ish krerëve, Angazhim ekspertësh ndërkombetar në mbrojtjen e ish krerëve. Gjatë fjalimit, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, tha se sot “të gjithë jemi UÇK”. Ai i bëri thirrje Albin Kurtit të shkarkojë Donika Gërvallën si ministre e drejtësisë. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, të cilët udhëhoqën UÇK-në gjatë luftës së saj kundër forcave serbe më 1998-99, u shpallën fajtorë më 16 shtator nga ajo që njihet edhe si Gjykata Speciale e Kosovës, për katër akuza për krime lufte. Ata i kanë mohuar akuzat dhe kanë thënë se do të ankohen ndaj aktgjykimit të shkallës së parë në Apelin e Speciales. Lajm në përditësim… Ora 12:51 Gucati thirrje Kurtit: Përjashtoje Gërvallën, njerëzit që bashkëpunojnë me armikun janë armiq të kombit Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka dorëzuar dokumentacion në Hagë.“Ne e dimë se Donika Gërvalla ka dorëzuar dokumentacion në Hagë. Ne i themi Albin Kurtit që, nga sot, t’i përjashtojë këta njerëz nga qeveria. Mos i lini në qeveri njerëzit që bashkëpunojnë me armikun. Këta janë njerëz të kombit tim”, tha Gucati. Share Ora 12:47 Djali i Kadri Veselit: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore dhe drejtësia e tyre Foto: Klestor VeseliKlestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së, Kadri Veseli, ka folur pas përfundimit të protestës në Prishtinë, e cila u mbajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.Veseli tha se familjet dhe mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së nuk e kanë humbur besimin te bota perëndimore dhe drejtësia e saj.“Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore, tek drejtësia e tyre. Ne vetëm po kërkojmë korrigjim të një gabimi që ka qenë i zhytur në politikë. Faleminderit edhe juve që po i kushtoni vëmendje kësaj pune”, tha Veseli. Share Ora 12:31 Djali i Jakup Krasniqit: Nuk duhet të dorëzohemi, sepse ndryshe do të na gjykojë jo vetëm historia por edhe e ardhmja Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi i është bashkuar protestës së mbajtur sot në sheshin në Prishtinë në mbështetje të UÇK.“Sot janë jo vetëm si biri i njeriut që po i bëhet padrejtësi, por si biri i këtij populli. Ajo që ndodhi në Hagë, prek sakrificën e çdo dëshmori, çdo veterani, çdo të zhdukuri familjet e të cilëve ende e kërkojnë. Sot nuk duhet të dorëzohemi sepse nëse ne dorëzohemi do të na gjykojë jo vetëm historia por edhe e ardhmja. Për 6 vjet kemi kërkuar drejtësi dhe do vazhdojmë të kërkojnë drejtësi. Sot i bëjmë thirrje edhe të gjithë partive politike të lëmë anash të gjitha dallimet dhe le të bëhemi bashkë”, tha ai. Share Ora 12:21 Protesta në Prishtinë, qytetari: Lufta e UÇK ishte e pastër, u bë për të mbrojtur pragun e shtëpisë (VIDEO) Në Prishtinë po mbahet një protestë në mbështetje t ëish-krerëve të UÇK-së."Nuk kemi nevojë për maska, se luftën e bëjmë pa maska. Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi nuk janë veç emra ata janë simboli i popullit tonë. Lufta e UÇK ishte e pastër, për të mbrojtur pragun e shtëpisë. Liderët tanë po përballen me një betejë jo për veten, por për popullin tonë. Kemi një mesazh për botën liderët nuk janë vetëm, me të është e gjthë Kosova. E vërteta mund të vonojë, por nuk harron. I presim çlirimtarët në mesin tonë”, tha një qytetar. Share Xh.K/ReportTv.al Jakup Krasniqi hashim thaci Gjyqi ndaj UCK ne Hage proteste kosove Komento Komente Kaso Kosa: 18/09/2026 12:25 Kjo eshte fytyra e vertete e politike europiane. Politikane shqiptare, hap I syte. Futja e shqiperise ne Europe mund te sjelle edhe ndryshim e territoriale ne favor TE Serbise dhe Greqise. Ne rradhe te pare garantoni te resine territoriale dhe emrin Shqiperi. Përgjigju Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.9% Të gabuar 89.4% Nuk e di 4.7% Vota total: 3180 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?