Lajme Zone
Dëmshpërblimi për zjarret në Fier, numri dy i bashkisë: Proces i vështirë, disa fermerë s’kanë dokumente pronësie! Deri tani, 15 objekte të djegura
PolitikëReport TV

Dëmshpërblimi për zjarret në Fier, numri dy i bashkisë: Proces i vështirë, disa fermerë s’kanë dokumente pronësie! Deri tani, 15 objekte të djegura

Mungesa e dokumentacionit të rregullt, kontratat e papërsëritura me të tretët, mospërputhja mes sipërfaqes në tapi dhe tokës që punohet realisht, si dhe fakti që shumë fermerë ndodhen jashtë shtetit, përbëjnë pengesat kryesore.

FIER- Pas përballjes me flakët, në 3 njësi administrative të Fierit; Levan, Qendër dhe Frakull ka nisur puna e ekipeve të terrenit për konstatimin e dëmeve në bujqësi, blegtori dhe banesa. Komisionet përbëhen nga 5 anëtarë, si specialisti i emergjencave civile, kryetari i njësisë administrative, topografi, agronomi si dhe kryeplaku i fshatit. “Verifikimi i dëmeve po kryhet mbi bazën e VKM-së 329 dhe zhvillohet në dy etapa: konstatimi fizik në terren dhe vlerësimi ligjor. Për dëmet në bujqësi, metodologjia bazohet në plotësimin e një formulari vetëdeklarimi, ku fermerët shënojnë numrin e rrënjëve të dëmtuara në ullishte, pemtari apo vreshtari”, tha nënkryetari i bashkisë Fier, Nusret Avdullai. LEXO edhe...U kap duke lëvizur pa patentë në bregdetin e Divjakës, nis hetimi për personazhin e TikTok (VIDEO) Deri më tani, verifikimi i objekteve ka përfunduar, ku numërohen 15 struktura të dëmtuara. “Verifikimet treguan se asnjë prej tyre nuk ishte shtepi e banueshme apo e pajisur me elektroshtëpiake, por stalla, depo dhe magazina”, tha numri dy i bashkise. Pas plotësimit të formularëve nga fermerët dhe konstatimit nga grupet e punës, dokumentacioni i kalon Këshillit Bashkiak dhe më pas Komisionit të Këshillit të Qarkut për marrjen e vendimeve mbi dëmshpërblimin. Megjithatë, stafi i terrenit përballet me vështirësi të shumta administrative. Mungesa e dokumentacionit të rregullt, kontratat e papërsëritura me të tretët, mospërputhja mes sipërfaqes në tapi dhe tokës që punohet realisht, si dhe fakti që shumë fermerë ndodhen jashtë shtetit, përbëjnë pengesat kryesore. "Ka shumë fermerë që kanë kontrata me të tretë të papërsëritura ose kanë mungesë dokumentacioni... Në dokumentacion ka një sipërfaqe 2 ha por ai ka zënë më shumë, rreth 5 ha. Ky është një fenomen që do ta vështirësojë pak procesin”, theksoi Nusret Avdullai. Çdo kërkesë dëmshpërblimi duhet të shoqërohet patjetër me dokument pronësie, certifikatë legalizimi ose vërtetim nga njësia administrative. Mungesa e tyre do të penalizojë fermeret e prekur nga zjarret në Fier. P.J/ReportTv.al Nusret Avdullai Fier zjarret 2026 demshperblimet Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6.1% Vota total: 2775 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?