Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Demokracia nuk është tifozeri!”, Osman Stafa: Çdo qytetar duhet të kërkojë llogari për taksat dhe të drejtat e veta


Gazetari Osman Stafa, i ftuar në studion e News24, ka bërë një analizë të fortë mbi situatën sociale dhe politike në vend, duke i bërë thirrje qytetarëve të braktisin militantizmin politik dhe të kërkojnë llogaridhënie për të mirën publike.

Gazetari Osman Stafa, i ftuar në studion e News24, ka bërë një analizë të fortë mbi situatën sociale dhe politike në vend, duke i bërë thirrje qytetarëve të braktisin militantizmin politik dhe të kërkojnë llogaridhënie për të mirën publike. Stafa nënvizoi se çdo qytetar duhet të bëjë një bilanc personal mbi atë se çfarë është bërë realisht mirë në vend, duke lënë mënjanë interesat vetjake, punësimet partiake apo tifozllëkun politik. “Demokracia nuk është tifozllëk. Është që ti të menaxhosh më mirë paratë e atyre qytetarëve që përfaqëson dhe t’ju përgjigjesh halleve të tyre” – u shpreh gazetari. Në fjalën e tij, gazetari renditi një sërë promotimesh të paplotësuara ndër vite nga pushteti, duke nisur nga furnizimi me ujë të pijshëm e deri te procesi i legalizimeve që zvarritet prej më shumë se një dekade. Ai ndali veçanërisht te situata në shëndetësi dhe mungesa e transportit emergjent ajror, duke denoncuar faktin se vonesat administrative po përkthehen në humbje jetësh njerëzore. Sipas tij, ndonëse premtohej trajnimi i pilotëve për vitet 2024-2025, qytetarët vazhdojnë të ndërrojnë jetë rrugëve të Shqipërisë sepse transporti me helikopter mjekësor mbetet jo efektiv.

Stafa theksoi se dështimet në shërbimet publike prekin çdo qytetar pa përjashtim, qoftë në spital, në arsim, te pensionet apo te rrogat.

Ndër të tjera, ai u ndal edhe te pamjet e publikuara së fundmi ku shfaqet një i mitur i tmerruar gjatë shoqërimit në komisariat gjatë protestave, duke e cilësuar si një tregues të rëndë të reagimit institucional përballë qytetarëve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb