Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ndoqi nga afër testimin e kandidatëve për Patrullën e Përgjithshme, së bashku me zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe rektorin e Akademisë së Sigurisë. Gjatë vizitës, Demo tha se këtë vit është shtuar interesi për t'iu bashkuar Policisë së Shtetit, ndërsa veçoi si risi rritjen e kufirit maksimal të moshës për aplikim nga 30 në 35 vjeç. LEXO edhe...Votimi i Reformës Territoriale, ministri Demo: Duhet të shoqërohet me një proces të qartë decentralizimi, për të ndërtuar bashki më të forta “Shifrat tregojnë që interesi ka ardhur në rritje për Policinë e Shtetit. Këtë vit kemi edhe një risi, pasi mosha është rritur nga 30 në 35 vjeç. Kjo tregon se Policia e Shtetit, duke marrë në konsideratë përvojën, ka sjellë risi që e bëjnë trupën e Patrullës së Përgjithshme shumë më efektive”, u shpreh ministri. Sipas tij, rritja e interesit për t'u bërë pjesë e Policisë është një sinjal pozitiv, por edhe përgjegjësi për të përzgjedhur kandidatë të aftë, të ndershëm dhe të përkushtuar. Në një reagim në rrjetet sociale, Demo u shpreh se zgjedhja e këtij profesioni do të thotë shërbim ndaj qytetarëve dhe respektim i ligjit, ndërsa falënderoi stafin e angazhuar në procesin e testimit dhe u uroi suksese të gjithë kandidatëve. “Shumë suksese të gjithëve dhe patjetër të fitojë më i miri!”, përfi ai. Kujtojmë se kufiri maksimal i moshës për pranimin në Policinë e Shtetit u rrit me 1 shtator me një urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari. Ndryshimi parashikon që kandidatët për Patrullën e Përgjithshme dhe ata që aplikojnë për studimet Bachelor në Akademinë e Sigurisë mund të aplikojnë deri në moshën 35 vjeç, nga 30 vjeç që ishte më parë. Ndërkohë, për profesionistët me arsim të lartë në fusha si ekonomia, financa apo teknologjia e informacionit, kufiri maksimal është 40 vjeç, ndërsa për punonjësit që transferohen nga institucione të tjera të sigurisë kombëtare nuk ka kufizim moshe, nëse plotësojnë kriteret ligjore. U.D/ReportTv.al Tirane policia e shtetit ervin demo Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.9% Jo 32.5% Nuk e di 6.6% Vota total: 2648 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

