Lajme Zone
Demo: Eksperienca e FBI do transmetohet në strukturat tona, digjitalizimi i Policisë së Shtetit është prioritet
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Demo: Eksperienca e FBI do transmetohet në strukturat tona, digjitalizimi i Policisë së Shtetit është prioritet

Ministri i Brendshëm Ervin Demo ishte i pranishëm këtë të hënë në ceremoninë e hapjes së Konferencës së 42-të të Shoqatës së ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, FBINAA European Chapter. Pjesmarrës ishin gjithashtu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtuesit e agjencive ligjzbatuese, Presidenti Ndërkombëtar i FBINAA dhe Ambasadorja në detyrë, e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë.

Ministri i Brendshëm Ervin Demo ishte i pranishëm këtë të hënë në ceremoninë e hapjes së Konferencës së 42-të të Shoqatës së ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, FBINAA European Chapter. Pjesmarrës ishin gjithashtu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtuesit e agjencive ligjzbatuese, Presidenti Ndërkombëtar i FBINAA dhe Ambasadorja në detyrë, e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë. Ervin Demo foli mbi luftën kundër krimit duk vënë theksin tek prioritetet që kanë insititucionet e drejtësisë. Ai thekson se është bërë një punë mjaft e madhe sa i përket reformës në drejtësi, duke shtuar se ka ende shumë gjëra për të bërë në vjim. “Në luftën kundër krimit nuk ka vend për pushim dhe vetëkënaqësi. Duhet të bëjmë edhe më shumë, edhe më mirë. Policia e Shtetit, Prokuroria, SPAK, institucionet e drejtësisë janë pjesë e një arkitekture bashkëpunimi. Uroj të vendosim një gur të mëtejshëm themeli në këtë takim. Eksperienca e FBI ka një vlerë të pazëvëndësushme. Rritja e kapaciteteve tona është prioritet. Digjitalizimi i Policisë së Shtetit është prioritet. Ky vit shënon 10 vite nga miratimi i reformës në drejtësi, shumë është bërë gjatë këtyre viteve, por kemi ende rrugë përpara. Do doja t’iu uroja punime të mbara dhe qëndrim të këndshëm në Shqipëri. Kjo është hera e parë e imja që shfaqem si ministër i brendshëm në Shqipëri, mezi pres të forcojmë më shumë partneritetin. Shpresoj të keni pak kohë të vizitoni Beratin”, tha Demo. Në konferencë marrin pjesë 235 pjesëmarrës, përfaqësues të FBI-së dhe punonjës të agjencive të ndryshme ligjzbatuese nga e gjithë Evropa dhe më gjerë.