Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Delvinë/ Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 41-vjeçari i dënuar më parë me 9 vite burg! Akuzohej për marrëdhënie seksuale me të mitur! (EMRI)


41-vjeçari ishte dënuar me 9 vite burgim për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, për një rast të ndodhur në vitin 2012. Sipas njoftimit të policisë, Besnik Banushi 41 vjeç u arrestua në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shijanit”.

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Delvinës pasi ishte dënuar me 9 vite burgim për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, për një rast të ndodhur në vitin 2012. Sipas njoftimit të policisë, Besnik Banushi 41 vjeç u arrestua në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shijanit”. LEXO edhe...Vlorë/ Grupi turk ‘Çalik’ blen koncesionin e parkut energjetik diellor në Akërni Besnik Banushi ishte dënuar në janar të vitit 2013 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me 10 vite burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”. Në atë kohë, ai ishte ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë, pas bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës. Çështja lidhej me një ngjarje të ndodhur në gusht të vitit 2011, kur sipas të dhënave të publikuara nga policia, kishte kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 13-vjeçare. Njoftimi i policisë: Delvinë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Shijani” I dënuar me 9 vite burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, kapet dhe ndalohet 41-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shijanit”, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Besnik Banushi., 41 vjeç, banues në Delvinë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 23.07.2026, e ka dënuar me 9 vite burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, për një rast të ndodhur më datë 02.01.2012. Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë A.C/ReportTv.al delvine Vlore Besnik Banushi Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 60% Jo 30.5% Nuk e di 9.5% Vota total: 2485 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?