Lajme Zone
PolitikëReport TV

Delfinët 'vallëzojnë' në Gjirin e Vlorës, dhurojnë spektakël në ujërat e kristalta të qytetit bregdetar (VIDEO)


Vlora vijon të jetë një nga destinacionet më të frekuentuara të verës, ndërsa pamje të tilla po shihen gjithnjë e më shpesh në ujërat e saj sidomos në ditët kur deti është i qetë.

Një tufë delfinësh ka mahnitur turistët në Gjirin e Vlorës, duke dhuruar një spektakël natyror mes ujërave të kristalta ku bashkohen Adriatiku dhe Joni. Pamjet,të cilat i ka ndarë në rrjet edhe kryetarja e bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, janë filmuar gjatë një udhëtimi me gomone drejt ishullit të Sazanit, ndërsa delfinët prijnë drejt horizontit me kërcimin e tyre lozonjar duke lënë pa fjalë turistët. LEXO edhe...Dhërmi/ 12-vjeçari kapet duke drejtuar një Jet Ski, Policia gjobit me 10 mijë lekë pronarin dhe bllokon mjetin lundrues (VIDEO) Vlora vijon të jetë një nga destinacionet më të frekuentuara të verës, ndërsa pamje të tilla po shihen gjithnjë e më shpesh në ujërat e saj sidomos në ditët kur deti është i qetë. Prania e delfinëve është kthyer në një nga surprizat më të bukura për turistët që zgjedhin të eksplorojnë bregdetin e bukur shqiptar me gomone ose mjete të tjera lundruese. U.D/ReportTv.al delfine gjiri i vlores Vlore Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.1% 100 bashki (PD) 15.9% 61 bashki (si sot) 27.9% Vota total: 3110 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?