Lajme Zone
Dekretohet dorëheqja e Evis Salës dhe emërimi i ministres së re të Shëndetësisë
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Dekretohet dorëheqja e Evis Salës dhe emërimi i ministres së re të Shëndetësisë

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e Evis Sal...

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e Evis Salës nga detyra si ministre e Shëndetësisë. Po ashtu ka dekretuar dhe emërimin e Klodiana Spahiut në këtë post.

Pas dekretimit nga Presidenti, emërimi i Spahiut si ministre e Shëndetësisë pritet të miratohet në seancë plenare. Kujtojmë se Evis Sala njoftoi dorëheqjen e saj më 2 shtator, ndërsa u shpreh se vendimi erdhoi pasi ka pranuar disa angazhime ndërkombëtare në fushën e onkologjisë.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama propozoi emrin e Klodiana Spahiut për këtë detyrë. Spahiu është deputete e Kuvendit të Shqipërisë që prej vitit 2009. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.