Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, shfrytëzoi ceremoninë për 35-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës për t'iu përgjigjur edhe deklaratës së presidentit Volodymyr Zelensky, i cili gjatë vizitës në Beograd në fillim të muajit përsëriti se Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Në fjalën e tij, Kurti tha se Kosova beson se ky qëndrim nuk qëndron as para fakteve historike dhe as para të drejtës ndërkombëtare, duke shtuar se Prishtina mirëpret njohjen nga Ukraina dhe nga çdo shtet tjetër që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. LEXO edhe...Përplasja për Rendin e Ri Botëror, nga “Lufta e Ujit” në Ibër te Krisja e Hegjemonisë me Iranin dhe Rusinë "Ne jemi të vetëdijshëm se Kievi ende nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe ky qëndrim u përsërit para dy javësh. Ne besojmë se ai qëndrim nuk qëndron as para fakteve historike, as para të drejtës ndërkombëtare dhe do ta themi këtë sa herë të jetë nevoja, njëjtë siç e mirëpresim njohjen e pavarësisë nga Ukraina dhe çdo shtet tjetër liridashës e paqedashës që ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës. Kosova dhe populli shqiptar qëndrojnë jo vetëm në vendin e tyre, por edhe në të drejtën e tyre historike” tha Kurti Megjithatë, ai theksoi se mbështetja e Kosovës për Ukrainën nuk ka qenë dhe nuk do të jetë e kushtëzuar nga kjo çështje. “Por, solidariteti ynë me Ukrainën nuk ka qenë kurrë transaksion. Kosova e mbështet pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës sot njësoj si dje, sepse jemi solidar me një popull që mbron lirinë e vet dhe të drejtën e vetë për të ekzistuar si shtet.Gëzuar Ditën e Pavarësisë!Slava Ukraini!”, shtoi ai. Gjatë fjalës së tij, ai përsëriti se Kosova do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me ndihmë politike, humanitare, ekonomike dhe në fushën e sigurisë deri në arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Kurti tha gjithashtu se agresioni rus ndaj Ukrainës është i pajustifikueshëm dhe se fitorja e Ukrainës është e rëndësishme për sigurinë e gjithë Evropës. "Si anëtar i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, ne marrim pjesë aktive së bashku me partnerët tanë në koordinimin e mbështetjes dhe në përgjigjen ndaj nevojave mbrojtëse të Ukrainës. Republika e Kosovës do të vazhdojë të mbështesë sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës përmes ndihmës së koordinuar politike, humanitare, ekonomike dhe të sigurisë, derisa të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme”, tha Kurti Deklarata e Zelensky-t në Beograd nxiti një sërë reagimesh si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Në Prishtinë, kryebashkiaku Përparim Rama hoqi gjithashtu një baner për Ukrainën që qëndronte prej shumë kohësh në kryeqytet. U.D/ReportTv.al Volodymyr Zelensky ukraine kosove Albin Kurti Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 61.3% Keq 30.3% Nuk e di 8.4% Vota total: 1268 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?

