Lajme Zone
Deklarata e ministres serbe për Kosovën, Ali Ahmeti: Pasqyrim i një mentaliteti që frymëzohet nga politika kriminale e Sllobodan Millosheviçit
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Deklarata e ministres serbe për Kosovën, Ali Ahmeti: Pasqyrim i një mentaliteti që frymëzohet nga politika kriminale e Sllobodan Millosheviçit

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas deklaratës e bërë për Kosovën nga ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti e cilëson si një deklaratë tronditëse, çnjerëzore dhe të papranueshme. Ahmeti shprehet se historia e ka dhënë përgjigjen e saj, dhe se mohimi ose glorifikimi i politikave gjeno

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas deklaratës e bërë për Kosovën nga ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti e cilëson si një deklaratë tronditëse, çnjerëzore dhe të papranueshme. Ahmeti shprehet se historia e ka dhënë përgjigjen e saj, dhe se mohimi ose glorifikimi i politikave gjenocidale nuk mund të ketë vend në shekullin e XXI-të. LEXO edhe...Deklarata e ministres serbe për Kosovën, reagon Marta Kos: Jam e tronditur, në BE s'ka vend për këtë retorikë! Liderët politikë të veprojnë me përgjegjësi “Deklarata e ministres së Serbisë, e cila tha se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviçit, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998, është tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme. Një deklaratë e tillë nuk është vetëm fyerje për viktimat e luftës, por edhe pasqyrim i një mentaliteti që frymëzohet nga politika kriminale e mentorit të saj politik, Sllobodan Millosheviçit, i cili përfi duke u përballur me drejtësinë ndërkombëtare për krimet e regjimit të tij. Të flasësh sot për spastrim etnik si alternativë politike, kur bota ka parë fëmijë të vrarë, masakra mbi civilë të pafajshëm, varreza masive dhe dëshmi të panumërta të krimeve të kryera në Kosovë, është dëshmi e një mendësie të rrezikshme dhe të papajtueshme me vlerat njerëzore, demokratike dhe evropiane. Mohimi ose glorifikimi i politikave gjenocidale nuk mund të ketë vend në shekullin XXI. Por historia e ka dhënë përgjigjen e saj. Pikërisht përballë këtij mentaliteti kriminal u ngrit rezistenca e popullit të Kosovës, e cila u kurorëzua me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Në krah të aleatëve tanë ndërkombëtarë, UÇK-ja solli lirinë dhe çlirimin e Kosovës. Ata që edhe sot ëndërrojnë spastrim etnik duhet ta dinë se ideologjitë e urrejtjes gjithmonë përfjnë në bankën e historisë, ndërsa liria dhe e drejta triumfojnë”, shkruan Ahmeti. “Po të isha në vend të Sllobodan Milloshevicit, në 1998-ën do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”, tha minstrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale Snezhana Paunoviç, për televizionin Kurir në Serbi. Prishtina zyrtare reagoi duke e shpallur ministren serbe person “të padëshirueshëm” dhe i ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin në vend. Po ashtu, ky qëndrim është dënuar ashpër nga edhe nga Bashkimi Europian. Foto: Postimi i Ali Ahmetit Xh.K/ReportTv.al Snezhana Paunoviç ali ahmeti kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.7% Të gabuar 86.1% Nuk e di 3.3% Vota total: 2318 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?