Lajme Zone
Defekt teknik paralizon trafikun ajror në Britani, bllokohen nisjet e fluturimeve në 10 aeroportet kryesore të vendit!
PolitikëShqiptarja

Defekt teknik paralizon trafikun ajror në Britani, bllokohen nisjet e fluturimeve në 10 aeroportet kryesore të vendit!

Një defekt teknik në sistemin e kontrollit të trafikut ajror ka shkaktuar probleme në disa nga aeroportet më të mëdha të vendit, duke sjellë vonesa dhe ndërprerje në qarkullimin e fluturimeve.

Një defekt teknik në sistemin e kontrollit të trafikut ajror ka shkaktuar probleme në fluturimet në disa nga aeroportet më të mëdha të Britanisë së Madhe, mes tyre Heathrow, Gatwick dhe Stansted. Kompania National Air Traffic Services (NATS), përgjegjëse për kontrollin e trafikut ajror, tha se po punon për të identifikuar shkakun e defektit. Pasagjerëve u është kërkuar të kontrollojnë statusin e fluturimit me kompaninë ajrore përpara se të udhëtojnë drejt aeroportit. Sipas të dhënave të Flightradar24, probleme janë raportuar në 10 aeroporte britanike, përfshirë Heathrow, Gatwick, Stansted, London City, Manchester, Birmingham, Bristol, Edinburg, Aberdeen dhe East Midlands. LEXO EDHE:Britania, Franca dhe Kanadaja vendosin sanksione tregtare ndaj kolonive hebreje në Bregun Perëndimor, Londra: Atje po ndodh spastrim etnik! Izraeli: Mbyllim konsullatën britanike në Jeruzalem Eurocontrol njoftoi se situata pritet të normalizohet gjatë mbrëmjes, nëse defekti teknik zgjidhet sipas parashikimeve. U.D/Shqiptarja.com TAG: Londër Britani e Madhe aeroport Heathrow angli Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.1% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6.2% Vota total: 1860 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?