UKK Një defekt i konstatuar në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm ka lënë pa ujë banorët e lagjes nr. 17 në Korçë.
Ndërprerja e furnizimit po ndodh aktualisht, ndërsa grupet e punës kanë dalë në terren për riparimin e defektit.
Defekti raportohet edhe në zona të tjera të qytetit të Korçës.
Sipas informacionit të bërë publik nga ujësjellës kanalizime Korçë, furnizimi me ujë pritet të rikthehet në një kohë të shkurtër, pas përfundimit të ndërhyrjes në rrjet./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

