Lajme Zone
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Debutim magjik i Grudës me Gjermaninë, lojtari me origjinë shqiptare i shënon Serbisë pas inkursionit nga mesi i fushës (VIDEO)


Gruda i cili luajti si titullar me numrin 10 mbi shpinë ka realizuar një gol spektakolar kundër Serbisë.

Debutimi zyrtar i Brajën Grudës me Gjermaninë ka rezultuar më shumë se spektakolar. 22-vjeçari në ndeshjen e parë me fanellën e ‘panzerave’ ka arritur të realizoj gol në ndeshjen e fituar 1-3 kundër Serbisë në Ligën e Kombeve. Në minutën e 50 Gruda mori një top nga Kimmich dhe për ta dërguar në rrjetë fillimisht bëri një inkursion gati 50 metra dhe në hyrje të zonës shtangu portierin Milinkovic-Savic. Gruda në debutimin me Gjermaninë mbante fanellën me numrin 10 dhe luajti për 86 minuta si titullarë. Shenja se e ardhmja e tij me Shqipërinë tashmë është thuajse e pamundur. Kombëtarja kuqezi ka tentuar disa hera ta ftojë futbollistin me origjinë nga Shkodra, por Gruda ka preferuar të luajë në vendin ku është lindur dhe rritur. LEXO EDHE:Katër vite nga dorëheqja e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në veri të Kosovës, vendet e tyre ende vakante Madje ai priti shumë për ftesën e Kloop. Fillimisht u mor nga Nagelsman, por trajneri i larguar kurrë nuk e aktivizoi. Në tetor Kloop i dha sinjal se do të ishte në planet e tij, por 22-vjeçari i Leipzig u dëmtua dhe u largua nga grumbullimi. Duket se më në fund koha për të te Gjermania ka ardhur. Ne.k. / K.C Ne.k. Shqiptarja.com TAG: gjermania serbia brajan gruda Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.2 / 5 (5 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento jori: 14/11/2026 08:14 Shqiptari qe si hangu per Shqiperine doni me thene? Përgjigju toma: 14/11/2026 02:52 Brajen, vjen nga nji familje emigrante e mire shkodrane, djali u lind e u rrit, e u formua ne Gjermani. Normale qe do zgjedhi Manschaft per te luajtur. Edhe pse Gjermania nuk asht ma si ajo e dikurshmja. Përgjigju Super ndeshje: 13/11/2026 23:42 Sot luajti super Përgjigju Sondazhi i ditës:

12 Nëntor, 17:55

Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 70.7% Të gabuar 26.3% Nuk e di 3% Vota total: 2300 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 12 Nëntor, 17:55 Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?