Lajme Zone
Debutim i hidhur për trajnerin e ri, Partizani në krizë totale. Vora fiton me 4 gola
SportCNA

Debutim i hidhur për trajnerin e ri, Partizani në krizë totale. Vora fiton me 4 gola

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të anulojë vizitën e tij...

Skuadra e Vora mposhti Partizanin me rezultatin 4-1 në sfidën e vlefshme për javën e shtatë të Kategorisë Superiore.

Kjo ndeshje shënoi një debutim me humbje për trajnerin e ri të Partizanit, kroatin Mislav Karoglan, i cili zëvendësoi në stol të larguarin Florin Bratu.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 17-të nga Bernard Karrica, i cili shënoi nga mesfusha për t'i dhënë avantazhin fillestar vendasve.

Në minutën e 50-të, Karrica dyfishoi shifrat duke realizuar një penallti të akorduar pas prekjes së topit me dorë në zonë nga Pasagiç.

Partizani ngushtoi përkohësisht rezultatin në minutën e 62-të me anë të një tjetër penalltie, të ekzekutuar me sukses nga Human. Megjithatë, Vora thelloi sërish avantazhin në minutën e 73-të me një gol të shënuar nga Clement, ndërkohë që në minutën e 85-të vendasve iu anulua një tjetër gol me VAR.

Në minutën e 92-të, Karrica kompletoi tripletën e tij personale, duke vulosur shifrat përfundimtare të takimit në 4-1.

Pas kësaj përballjeje, Vora ngjitet në vendin e pestë me tetë pikë, ndërsa Partizani mban vendin e fundit me katër pikë, duke regjistruar humbjen e katërt radhazi dhe një rekord negativ prej 17 golash të pësuar në shtatë javë. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.