Lajme Zone
Debutim i hidhur për Josën, Flamurtari merr suksesin e tretë
SportCNA

Debutim i hidhur për Josën, Flamurtari merr suksesin e tretë

Të paktën shtatë persona kanë mbetur të vrarë dhe 34 të tj...

Flamurtari ka konfirmuar formën e mirë duke arritur fitoren e tretë radhazi në Kategorinë e Parë.

Skuadra vlonjate mposhti në shtëpi Besëlidhjen me rezultatin e ngushtë 1-0. Ky sukses i rëndësishëm e ngjit ekipin mes pretendentëve kryesorë për ngjitjen direkte në Superiore.

Ekipi i udhëhequr nga Oltijon Kërnaja tregoi ecuri mjaft bindëse në lojë gjatë të gjithë takimit. Goli vendimtar i sfidës u realizua nga Sala që në minutën e tetë të pjesës së parë.

Përveç golit të fitores, vlonjatët krijuan edhe raste të tjera të pastra duke goditur edhe traversën. Kjo humbje i prishi debutimin trajnerit të ri të lezhjanëve, Mirel Josës, i cili sapo ka marrë drejtimin e Besëlidhjes.

Me këtë ecuri pozitive, Flamurtari synon të ruajë ritmin e pikëve për vazhdimësinë e kampionatit. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.