Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Dëbimi i News24 me urdhër të Ramës, çmimi që u pagua për pavarësinë editoriale”, Ahmetaj me tone të forta: Ju nxorri me dhunë për t’ju bërë shembull


Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka denoncuar prapaskenat e sulmit të ndërmarrë një vit më parë ndaj televizionit News24 dhe Panorama Group, kur mediat u nxorën nga godinat dhe këto të fundit iu kaluan në përdorim shoqërisë shtetërore “KAYO”.

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka denoncuar prapaskenat e sulmit të ndërmarrë një vit më parë ndaj televizionit News24 dhe Panorama Group, kur mediat u nxorën nga godinat dhe këto të fundit iu kaluan në përdorim shoqërisë shtetërore “KAYO”. Në intervistën e tij për “Minuta e Parë”, Ahmetaj sqaroi se kjo lëvizje e ekzekutivit nuk ishte gjë tjetër veçse një operacion me dy korsi – Nga njëra anë një aferë e pastër kriminale korruptive ku shteti lëshon asetet publike në favor të interesave private, dhe nga ana tjetër një hakmarrje e drejtpërdrejtë e “kreut të organizatës”, Edi Rama, ndaj pavarësisë mediatike të News24. Ai shtoi se Rama dëboi stafet mediave e News24 dhe Panorama, sepse nuk i kishte ato nën kontroll dhe që ato të bëheshin shembull. Sipas Ahmetajt, gjithçka ndodhi me urdhër të kryeministrit, i cili nuk llogarit interesin e qytetarëve apo të medias së lirë, por funksionon vetëm në shërbim të rrethit të tij të ngushtë të bashkëpunëtorëve. “Aty ku ju nuk llogariteni fare, kreu i organizatës numëron vetëm njerëz si Roni Yeffet dhe Ergys Agasi,” u shpreh Ahmetaj. Në vijim të reagimit të tij, Arben Ahmetaj lëshoi një paralajmërim të fortë për hapin e radhës që po përgatitet nga mazhoranca, duke bërë me dije se e njëjta skemë grabitjeje e aseteve shtetërore dhe kalimi të tyre te privatët do të aplikohet së shpejti edhe në sektorin e shëndetësisë.

Ai i bëri thirrje të drejtpërdrejtë deputetëve të mazhorancës që të bëjnë prapa dhe të refuzojnë bërjen oshen e kësaj nisme në parlament. “I bëj thirrje grupit parlamentar të mos e votojë atë gjë! Është një aferë e pastër kriminale,” përfi Ahmetaj, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të tjetërsimit të pasurive publike në dobi të njerëzve të lidhur me pushtetin.

Ahmetaj nënvizoi se nxjerrja me dhunë e stafit të Neës24 nga godina ku operonte prej shumë vitesh ishte me qëllim nga kreu i qeverisë për të vendosur një shembull. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb