Sot partizan Sadushi, kreu i Gjykatës së Lartë që shfaqej me shallin e kuq komunist, në mbledhjen e Përgjthshme të Gjyqtarëve ka deklaruar se institucionet e drejtësisë janë të pavarura dhe nuk synojnë përplasje mes gjyqësorit dhe ekzekutivit. “Secili duhet të jetë i fortë brenda kufijve të tij: Kuvendi në ligjvënie, ekzekutivi në qeverisje dhe gjyqësori në dhënien e drejtësisë, i pavarur nga çdo ndërhyrje. Asnjëri nuk është mbi tjetrin dhe asnjëri nuk është nën tjetrin. Të gjithë janë nën Kushtetutën”, tha ndër të tjera Sadushi. Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, duket se ka harruar se ka dalë partizan. Jo vetëm me shall, por ka dalë partizan për të liruar nga burgu kryebashkiakun e arrestuar për 13 akuza dhe 5 vepra të rënda penale, Erion Veliajn, me një vendim të ndërmjetëm, një vendim që nxorri në pah një shpërdorim të qartë detye.
Partizan Sadushi nuk e mbajti më veten, "mori pushkën" dhe doli në çetë pas urdhrit që i erdhi nga gazetari i familjes Veliaj, Mero Baze dhe të tjerëm, duke u sjellë si një mercenar politik i 99-çave të Veliajt.
Pa folur pastaj që Sokol Sadushi është është njeriu që u fut në sistemin e drejtësisë pa kaluar filtrat dhe vetingun dhe një nga njerëzit që shkroi reformën në drejtësi për të mbrojtur veten.
Duke vijuar më tej me kapjen e sistemit të Diplomacisë ku shërben vajza e tij apo për të përfunduar në pasuritë e portofolin e pronave nga Tirana në Jug./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

