Lajme Zone
Papunësia zbret në 8.3% në 3-mujorin e dytë 2026, por rritet te të rinjtë! INSTAT: Mbi 104 mijë persona janë pa punë
PolitikëReport TV

Papunësia zbret në 8.3% në 3-mujorin e dytë 2026, por rritet te të rinjtë! INSTAT: Mbi 104 mijë persona janë pa punë

Shërbimet shtojnë punësimin, ndërsa bujqësia dhe industria humbasin vende pune. Papunësia e të rinjve arrin në 17.7%.

Shkalla e papunësisë në Shqipëri zbriti në 8.3% gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, duke vijuar trendin rënës krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, situata për të rinjtë është ndryshe, pasi papunësia në grupmoshën 15-29 vjeç është rritur në 17.7%, nga 15.7% që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, papunësia në rang vendi u ul me 0.2 pikë përqindjeje krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2025 dhe me 0.1 pikë përqindjeje në raport me tremujorin e parë të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe në vend rezultojnë rreth 1.16 milionë persona të punësuar dhe 104.6 mijë të papunë. LEXO edhe...INSTAT: Paga mesatare në Shqipëri arrin në 92.150 lekë! Ndërtimi kryeson për rritjen në tremujorin e dytë, ndërsa sektori financiar mbeten më i paguari Shkalla e punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart ishte 58.3%. Krahasuar me një vit më parë ajo ka rënë me 0.1 pikë përqindjeje, por është rritur me 0.3 pikë përqindjeje në raport me tremujorin e parë të vitit 2026. Ndërkohë, pjesëmarrja në forcat e punës për grupmoshën 15-64 vjeç arriti në 76.3%. Tregu i punës ka lëvizur ndryshe sipas sektorëve. Punësimi në bujqësi u tkurr me 5.9% dhe në industri me 3.9% krahasuar me një vit më parë, ndërsa sektori i shërbimeve regjistroi një rritje prej 4.2%. Në total, numri i të punësuarve ishte 0.9% më i ulët se në tremujorin e dytë të vitit 2025. Pavarësisht rritjes së pjesëmarrjes së të rinjve në forcat e punës, e cila arriti në 53%, papunësia në këtë grupmoshë u rrit me 2 pikë përqindjeje në një vit. Ndryshe paraqitet situata për grupmoshën 30-64 vjeç, ku shkalla e punësimit arriti në 78.5%, ndërsa papunësia zbriti në 7.4%, nga 8.1% një vit më parë. Të dhënat e INSTAT tregojnë edhe diferenca gjinore në tregun e punës. Pjesëmarrja në forcat e punës ishte 57% për gratë dhe 70.4% për burrat, ndërsa shkalla e punësimit rezultoi 51.8% për gratë dhe 65.1% për burrat. Papunësia ishte 9% te gratë dhe 7.6% te burrat. Sipas INSTAT, Anketa Tremujore e Forcave të Punës për tremujorin e dytë 2026 është realizuar mbi një kampion prej 7,900 familjesh, me shkallë përgjigjeje 83.9%. U.D/ReportTv.al papunesia Instat punesimi tregu i punes Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16.3% Nuk e di 5.9% Vota total: 3579 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?