Një tjetër operacion kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike është zhvilluar në Korçë, ku një 31-vjeçar ka përfunduar në pranga, ndërsa drejtuesi i automjetit po hetohet në gjendje të lirë. Sipas informacioneve, mbrëmjen e djeshme policia ndaloi një automjet me dy persona. Gjatë kontrollit, pasagjeri hodhi një qese me një sasi lënde narkotike, e dyshuar kanabis sativa. Më pas, gjatë kontrollit fizik ndaj tij, efektivët i gjetën edhe një thikë që e mbante me vete. LEXO edhe...Kishin kultivuar kanabis, arrestohen bashkëshortët në Kolonjë! Sekuestrohen dy thasë me lëndë narkotike Drejtuesi i mjetit nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe u largua, por u ndoq nga efektivët, të cilët më pas konstatuan lëndën narkotike dhe armën e ftohtë. Në pranga u vu 31-vjeçari E.B., banues në Vlorë, ndërsa drejtuesi i automjetit, E.S., banues në Korçë, po hetohet në gjendje të lirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Korçës për veprime të mëtejshme. U.D/ReportTv.al Korce policia e shtetit lende narkotike droge Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.9% Magjistratëve 16.1% Nuk e di 5.9% Vota total: 3528 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

