Lajme Zone
Debati për pronësinë e agroturizmit, Koçeku replikon me Braçen: Zero dokumente ne tre breza! Nga Ramiz Alia, Shaban Tapia e tani te Erion Llafia! Ka munguar vullneti i shtetit
PolitikëBalkanWeb

Debati për pronësinë e agroturizmit, Koçeku replikon me Braçen: Zero dokumente ne tre breza! Nga Ramiz Alia, Shaban Tapia e tani te Erion Llafia! Ka munguar vullneti i shtetit

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit socialist Erion Braçe, i cili më herët ngriti pikëpyetje nëse subjekti “Neomalsore Agroturizëm”, i lidhur me të, disponon certifikatë pronësie për tokën ku ushtron aktivitetin.

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit socialist Erion Braçe, i cili më herët ngriti pikëpyetje nëse subjekti “Neomalsore Agroturizëm”, i lidhur me të, disponon certifikatë pronësie për tokën ku ushtron aktivitetin. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçeku e ka kundërshtuar me ironi qëndrimin e Braçes, duke deklaruar se familja e saj jeton prej tre brezash në atë zonë, por ende nuk disponon dokumentacion pronësie. Ajo ka ngritur pyetjen nëse përgjegjësia për këtë situatë i takon familjeve dhe banorëve të zonës apo shtetit, i cili sipas saj nuk ka zgjidhur problematikat e pronësisë ndër vite. View this post on Instagram A post shared by Marjana Koçeku (@neomalsore) “Jo, zoti Braçe, nuk i kam letrat. Nëna ime ka ardhur vajzë aty, është bërë nënë dhe është bërë gjyshe. Ka tre breza aty dhe zero dokumente”, shkroi Koçeku. Më tej, deputetja iu drejtua Braçes duke e pyetur nëse mungesa e dokumenteve është pasojë e mungesës së vullnetit të banorëve apo e mosveprimit të institucioneve. “Pra, më thuaj ti mua: a u ka munguar vullneti prindërve të mi dhe banorëve të atyre zonave, apo i ka munguar vullneti shtetit? Ma shpjego ti mua, që e ke në legjislaturë pothuajse aq sa unë kam vite jetë”, u shpreh Koçeku. Reagimi i saj erdhi pas debatit të hapur për çështjet e pronësisë dhe dokumentacionit të tokave ku zhvillohen aktivitete ekonomike në zonat rurale. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Deputetja e pavarur Marjana Koçeku