Lajme Zone
PolitikëReport TV

Debati për pagat e magjistratëve, Yzeiri në Report TV: Kemi një kastë më të korruptuar se ajo para reformës në drejtësi! Mazhoranca të ulet me opozitën për të dalë nga kaosi (VIDEO)


Për Ilir Yzeirin, ngërçi i krijuar mes qeverisë dhe sistemit të drejtësisë për pagat nuk është një debat për rrogat, por prova se reforma në drejtësi krijoi një pushtet që sot, sipas tij, po sillet mbi institucionet e tjera. Analisti argumentoi në emisionin "Sot Live në Shqipëri" në Report TV se përplasja nuk ka lindur nga vendimi i qeverisë për të bllokuar pagesat, por nga fakti që sistemi i drej

Për Ilir Yzeirin, ngërçi i krijuar mes qeverisë dhe sistemit të drejtësisë për pagat nuk është një debat për rrogat, por prova se reforma në drejtësi krijoi një pushtet që sot, sipas tij, po sillet mbi institucionet e tjera. Analisti argumentoi në emisionin "Sot Live në Shqipëri" në Report TV se përplasja nuk ka lindur nga vendimi i qeverisë për të bllokuar pagesat, por nga fakti që sistemi i drejtësisë, sipas tij, ka marrë përsipër një rol që i takon pushtetit ligjvënës. Kriza, sipas tij, nuk ka lindur me bllokimin e pagave, por e ka zanafillën te mënyra se si u ndërtua reforma në drejtësi. Ai argumentoi se ligji krijoi një sistem që u dha institucioneve të drejtësisë një pavarësi më të gjerë nga sa ishte menduar fillimisht, ndërsa në të njëjtin sistem mbetën të njëjtët gjyqtarë dhe prokurorë që ishin pjesë e drejtësisë edhe para reformës. LEXO edhe...Rregullorja e GJKKO, Ilir Yzeiri në Report TV: Një paçavure që s'do ta bënte asnjë vend, akt protagonizmi i Erion Banit "Kjo që po ndodh është akti më qesharak mes qeverisë dhe kastës së gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë. Kriza ka filluar kur nisi reforma në drejtësi, kur askush nuk e vuri re që kishim përgatitur një ligj që do të çonte më në fund në këtë përplasje banale, dhe që do tu jhepte autoritet të pamerituar një grupi njerëzish të cilët në sytë e publikut, atëherë kur u miratua reforma, ishte trupa më e korruptuar në Shqipëri. Pra gjyqtarët dhe prokurorët që ankohen sot se nuk kanë marrë pagën, apo punonjësit civilë që kanë bojkotuar punën të nxitur nga shefat e tyre. .. Ata që e shkaktuan këtë krizë, u hakmorrën ndaj kësaj qeverie që bëri të pamundur të ndërtonte modelin e drejtësisë së re e të pavarur e harroi që brenda këtij modeli do të futeshin ato njerëz që vinin nga ai sistem. Nuk na erdhën nga Hëna apo Amerika, ishin po ata gjyqtarë. Ina Rama për shembull që për shkaqe të kompromentimit që i bëri emrit të saj sidomos me promovimin e Olsi Dados, që tregoi i pari çfarë sistemi kishim ndërtuar, kur me një copë letër anonime, mori nga zyra njeriun më të votuar në Shqipëri dhe e futi brenda dhe qeveria nuk reagoi ashtu siç do të duhej”tha Yzeiri. Në këtë kontekst, analisti tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk u jep magjistratëve të drejtën të përcaktojnë vetë nivelin e pagave, pasi, sipas tij kjo është kompetencë e pushtetit ligjvënës. Për këtë arsye ai i përshkroi magjistratët si një kastë më të korruptuar se ajo para reformës në Drejtësi. "Këtë pavarësi ia ka dhënë vetë kjo qeveri, ligji për sistemin e drejtësisë por jo për të arritur deri këtu. Ne kemi ndërtuar modelin e SPAK që ndryshe nga presidenti, kryeministri apo deputetët, ai nuk varet nga askush. Ai mund të bëjë çfarë të dojë dhe ndaj atij nuk ka asnjë kufizim ligjor. Ata që e hartuan këtë paçavure duhet të dilnin të parët e të thonin që gabuan. Por për fat të keq tek ky model futëm monstra, sepse shoqëria nuk e ka arritur akoma pjekurinë e saj dhe të veprojë me institucione të pavarura. Pavarësi do të thotë të kesh zinxhir ndalimesh. Kjo kastë që kemi krijuar e është kthyer tani në më e korruptuar dhe më jashtë sistemit se ajo që kishim para reformës. Sistemi është bërë më i rëndë, më i korruptueshëm. Kjo kastë merr iniciativën që tia rrisë rrogën vetes, por qeveria ka menduar se këtë çështje do ta shqyrtojë në Kuvend. Ne jemi republikë parlamentare, nuk jemi në republikë gjykatësish. Duhej të kishin durim se brenda këtij muaji do të shqyrtohej cështja e pagave. Gjykata Kushtetuese e dha verdiktin ndërsa qeveria ka të drejtën ta shikojë në parlament" tha Yzeiri. Ai e shtriu kritikën edhe në planin moral, duke argumentuar se kërkesa për rritje të pagave të magjistratëve nuk përputhet me realitetin ekonomik të vendit. Sipas Yzeirit, është e papranueshme që të diskutohet për paga shumë të larta në një kohë kur një pjesë e madhe e qytetarëve jetojnë me të ardhura shumë më të ulëta. "Këta njerëz duhan ti cojnë pagat në 900.000 lekë në muaj , në një vend ku pensionisti merr 12,000 Lek? Ku jetojnë këta njerëz? Sistemi i drejtësisë tek ne ka një mirëqënie të pranueshme. Çfarë duan të arrijnë këta? Këta marrin 10 herë më shumë se një shef komisariati. Përse shoqëria duhet tua japë këtë shpërblim? Me kë tallen ata? ? Përgjegjësia është e kryeministrit dhe mazhorancës së tij që e kanë vënë përpara të gjithë. 200 veta kanë lemerisur Tiranën ndërsa këta e kanë mendjen të ngrejnë rrogën. Në orën 6 nuk del nga shtëpia sepse 200 vetë kanë bllokuar Tiranën. Këta gjyqtarë kanë bllokuar dosjet por tani edhe punën se duan 9 milionë lekë në muaj. Të bësh shtet është e vështirë. Mazhoranca të gjejë forca, të ulet me opozitën apo faktorë relevantë që ka ky vend në mënyrë që të dilet nga ky kaos që nuk dihet se ku mund ta çojë vendin” tha Yzeiri U.D/ReportTv.al reforma ne drejtesi magjistratet spak ilir yzeiri pagat e drejtesise Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.7% Nuk e di 6.1% Vota total: 2713 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?