Debati mes Edi Ramës dhe Erion Braçes për reformën territoriale nuk e dobësoi Partinë Socialiste, por i shërbeu asaj politikisht, duke zhvendosur vëmendjen e opinionit publik te përplasja brenda mazhorancës dhe duke lënë në hije opozitën dhe propozimin e saj për ndarjen territoriale. Kjo ishte analiza politike e juristit Kreshnik Spahiu në emisionin “Sot Live” në Report TV, ku u shpreh se Rama doli fitues nga kjo betejë, pasi jo vetëm siguroi miratimin e reformës territoriale, por arriti të rreshtonte edhe zërat kritikë brenda PS që të votonin pro reformës territoriale. "Unë nuk e shoh si një lëvizje të re por vazhdimësi të qëndrimit të socialistëve dhe Erion Braces. Nuk është hera e parë që ai mban një qëndrim konsistent të zërit të tij kritik ndaj vendimmarrjeve shpesh herë të diskutueshme apo jo transparente të PS. Nuk është hera e parë që SP prodhon një opozitë brenda vetes duke eklipsuar çdo lloj oponence tjetër. Nëpërmjet debatit Brace-Rama, PS brenda 2 javësh apo 1 muaji arriti të zhvendosë vëmendjen e të gjithë opinionit publik. Të sondosh opinionin sot do të thotë se 90% e publikut nuk kanë dijeni për një alternativë tjetër sepse vëmëndjen e morën projektligji zyrtar dhe deputeti Brace. Prandaj, nuk mund të them që është e qëllimshme unë konsideroj që është në traditën e socialistëve që funksionojnë në këtë mënyrë. Në momentin që i gjithë opinoni publik mbarset se Partia Socialiste po thyhet ndodh gjithmonë e kundërta. E gjithë tifozeria u morën me formacionin e një ekipi. Askush nuk u mor me procedurën dhe ekipin tjetër dhe Rama doli fitues. Ai ishte shumë i qetë" tha Spahiu. LEXO edhe...'PD nuk vjen në pushtet me Berishën', Spahiu në Report TV: Ambasadori Wendt po ndjek të njëjtën linjë si Yuri Kim Braçe, i cili e kishte kundërshtuar publikisht hartën e re duke e cilësuar “vizatim territorial” dhe jo reformë, votoi në fund pro projektligjit, pasi Rama paralajmëroi në mbledhjen e grupit parlamentar se kush nuk e mbështeste reformën nuk mund të ishte pjesë e grupit socialist. Më pas, deputeti socialist sqaroi se votoi për të qëndruar në PS dhe për të vazhduar punën, ndërsa kritikoi mënyrën si ushtrohet disiplina në parti dhe i kërkoi kryeministrit të pranojë gabimet e tij. Ndaj Spahiu nuk beson se deputeti socialist do të largohet nga PS apo do të krijojë një fraksion politik, duke insistuar se karriera e atyre që largohen nga PS merr fund. “Me gjithë respektin, Braçe mbetet një individ që as nuk ka ide, apo dëshirën të shkëputet nga PS. Zërat e individëve të tillë nuk i tundin dot themelet e një partie të fuqishme si PS. Është iluzion të largohesh nga PS, se karriera jote merr fund”, tha ai. Për këtë arsye, Spahiu mendon se mesazhi i koduar i Edi Ramës pas debatit për reformën territoriale nuk ishte i drejtuar vetëm Erion Braçes, por gjithë socialistëve që mund të kenë rezerva ndaj vendimmarrjeve të partisë. "Braçe ka qene i njëjti në këto 30 vjet dhe mesazhi i Ramës nuk ishte për Braçen. Ata e kanë kuptuar se Braçe nuk shkon tek kundërshtari por tek ata të cilëet mund të lëvizin” tha Spahiu Nw argumentat e tij, juristi veçoi edhe faktin qw Rama e përdori të gjithë procesin e miratimit të reformës territoriale edhe për të matur pulsin e faktorit ndërkombëtar. "Në fund PS nuk fitoi vetëm reformën territoriale por përmes këtij projektligjit testoi opinionin ndërkombëtar, publik dhe demonstroi forcën si parti. Jo vetëm që i kaloi numrat dhe realizoi shumicën e cilësuar por edhe zërat kritikë i detyroi të ishin pjesë e votimit. Pra PS ecën me parimin e solidaritetit dhe elementi i dytë është se u testua opinioni ndërkombëtar. Ata asistuan të gjithë procesin e përgatitjes së projektligjit. Komisionin e përbashkët Boci-Mazniku e kemi parë në ccdo qytet të Shqipërisë. Pra u kujdesën që procesi të mos quhej vendimmarrje e shpejtë dhe faktori ndërkombëtar ishte pjesë e kësaj asistence. Ata spatën asnjë kontestim për projektligjin, numrin e zvogëluar të bashkive dhe për mos dhënien e konsensusit nga opozita" tha Spahiu. Sipas Spahiut, ndarja e re territoriale do të ketë ndikim edhe në zgjedhjet vendore, pasi mazhoranca synon të sigurojë fitoren në 90% të bashkive. “Ndarja territoriale është prognoza e rezultatit të zgjedhjeve lokale dhe atyre të 2029. Përmes ndarjes territoriale, mazhoranca ka prioritet për të fituar një numër të lartë bashkish. Është paravendosur rezultati i zgjedhjeve të majit 2027 dhe një parti e cila do të fitojë 90% të bashkive e ka më të thjeshtë për të menaxhuar qeverisjen e saj, e ka më të thjeshtë për të menaxhuar fushatën elektorale të 2029-ës. Unë kam bindjen që zgjedhjet lokale i paraprijnë fituesit të zgjedhjeve parlamentare, prandaj është e rëndësishme ndarja territoriale” tha Spahiu Ora 16:09 'PD nuk vjen në pushtet me Berishën', Spahiu në Report TV: Ambasadori Wendt po ndjek të njëjtën linjë si Yuri Kim Për sa kohë Sali Berisha mbetet në krye të Partisë Demokratike, demokratët nuk kanë shanse të rikthehen në pushtet. Kjo ishte analiza e juristit Kreshnik Spahiu në emisionin “Sot Live” në Report TV, i cili argumentoi se marrëdhëniet e ngrira me SHBA dhe partnerët perëndimorë vazhdojnë të jenë një pengesë e rëndësishme për rikthimin e PD-së në pushtet.Sipas Spahiut, ambasadori i ri amerikan, Eric Wendt, po ndjek të njëjtën linjë që mbajti edhe paraardhësja e tij, Yuri Kim, pasi qëndrimi ndaj Berishës, sipas tij, buron nga politika e Departamentit Amerikan të Shtetit, pavarësisht vizës që ai mori për udhëtimin që kreu në SHBA pak kohë më parë.“Ambasadori i ri amerikan po mban të njëjtin qëndrim me Yuri Kim. Ditën kur ajo vendosi të mos e takojë Berishën, të mos e ftojë në ambasadë, të mos i shkojë në zyrë, ashtu vazhduan 3 vite e gjysmë mandat të saj. Edhe ambasadori i ri e ka Berishën në listën e zezë për shkak të orientimit të Departamentit Amerikan të Shtetit që e ka ende në listën e personave non-grata, pavarësisht nga viza që mori për të udhëtuar. Për këto arsye ambasadori e ka këtë qëndrim jo me Berishën personalisht por me liderin e PD që quhet Sali Berisha. Duhet t’i kushtojmë rëndësi sepse nëpërmjet kësaj embargoje të Ëashingtonit ndaj PD për sa kohë ka kryetar Berishën, atëherë ccdo demokrat duhet të kuptojë që PD nuk ka shanse të rikthehet në pushtet. Kur nuk e njeh si kryetar opozite ai nuk mund të jetë kryeministër. Sot prej 5 vitesh në zyrën e Berishës nuk shkon as ambasadori gjerman, as britaniku, as italiani, as spanjolli, as francezi, askush. Demokratët t’i thërrasin mendjes e të mos gënjehen me ftesën e një eurodeputeti që vjen e pi një kafe private me liderin e tyre. A e dinë demokratët që në ceremoninë e pritjes së ambasadorit Ëendt kanë qenë mbi 1000 të ftuar? Edhe parukierë të famshëm ka pasur në festë ndërsa Berisha jo” tha Spahiu.Situata me opozitën, sipas Spahiut, do të thotë se zgjedhjet parlamentare të vitit 2029 nuk do të sjellin rotacion politik.“Asnjë nga partitë e reja nuk merr dot 71 deputetë. Iu duhet koalicion dhe koalicioni i bie o me Berishën o me Ramën. Me Berishën nuk e lejojnë ndërkombëtarët dhe i bie koalicion me PS” tha Spahiu Share U.D/ReportTv.al Kreshnik Spahiu reforma territoriale Erion Braçe Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 58.9% Jo 34.7% Nuk e di 6.4% Vota total: 6963 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?
