Ndonëse miratimi i hartës së re territoriale u shoqërua me kritika nga vetë radhët e Partisë Socialiste, përfshirë deputetin Erion Braçe i cili ishte ndër më të ashprit, kryeministri Edi Rama e cilëson miratimin e reformës si një tjetër shtysë modernizuese për Shqipërinë. Pasi Territorialja mori 85 vota pro në Kuvend, në një reagim të shkurtër në platformën X, Rama përcolli një mesazh për ata që sipas tij kishin bërë llogari të gabuara për qëndrimin e socialistëve. Kryeministri shkroi se votimi tregoi edhe një herë se askush nuk duhet të bëjë “hesape pa hanxhinë” me Partinë Socialiste. “Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese. Dhe nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë “hesape pa hanxhinë” me Partinë Socialiste”, shkroi Rama. LEXO EDHE:Eduard Zaloshnja: Në fakt, duhet të kemi 36 bashki… Harta e re territoriale që shkrin 15 bashki solli debate të ashpra në mbledhjen e grupit të PS, para se drafti të kalonte për votim në Kuvend. Braçe i cili ishte një ndër zërat më të ashpër, u përplas me kryeministrin Edi Rama në mbledhje i cili e paralajmëroi se do të largohej nga grupi nëse votonte kundër. Kritika kishin edhe deputetët Vullnet Sinaj dhe Elisa Spiropali, por të tre ngritën kartonin jeshil në sallë duke respektuar vendimin politik të grupit. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 12:31 Votimi mes kaosit i ‘Territoriales’, Balla: Kush mendon se me gurë, vezë e bidona uji do të pengojë PS-në të realizojë reformat, i ka bërë llogaritë gabim (VIDEO) Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar për situatën e krijuar ditën e djeshme në Kuvend, kur po votohej projektligji i PS për Reformën Territoriale.Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe pamje nga momentet kur deputetë të opozitës sulmojnë me shishe uji drejt kryeministrit Edi Rama, Balla shkruan se kush mendon se përmes dhunës do të pengojë PS-në të realizojë reformat që i duhen Shqipërisë për anëtarësimin në BE, sipas tij, i ka bërë llogaritë gabim.Balla thekson se pas miratimit me shumicë të cilësuar të votave të Reformës Territoriale, komunitetet e bashkive dhe banorët janë përfituesit e projekteve të zhvillimit që sjell anëtarësimi në BE.Në përfundim Balla ironizon opozitën duke shkruar: “Si thotë populli në këto raste qentë le të lehin, karvani Europian i Shqipërisë ecën përpara”.Reagimi i Ballës:Kush mendon se me molotovë, gurë, vezë, bidona uji jashtë dhe brenda sallës së Kuvendit do ta pengojë Partinë Socialiste të realizojë reformat që i duhen Shqipërisë sonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, i ka bërë llogaritë gabim.Besoj se votimi i mbrëmshëm unanim nga ne në Kuvend i kësaj faze të domosdoshme të Reformës Administrative Territoriale flet vetë. Komunitetet e bashkive, banorët janë përfituesit e projekteve të zhvillimit që sjell anëtarësimi në BE.Si thotë populli në këto raste qentë le të lehin, karvani Europian i Shqipërisë ecën përpara R.Xh/Shqiptarja.com Share SI.E./R.Xh/Shqiptarja.com TAG: elisa spiropali vullnet sinaj Erion Braçe PS edi rama reforma territoriale Komente Komento Sondazhi i ditës:
8 Tetor, 11:03
PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.7% Jo 32.3% Nuk e di 7% Vota total: 2300 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

