Lajme Zone
Debate te Komisioni ‘Xhafaj’ për ngërçin GJKKO dhe avokatëve/ Xhixho: Situatën po e vuan në kurriz Meta. Kreu i KLGJ: Rregullorja është kompetencë e…
PolitikëTop Channel

Debate te Komisioni ‘Xhafaj’ për ngërçin GJKKO dhe avokatëve/ Xhixho: Situatën po e vuan në kurriz Meta. Kreu i KLGJ: Rregullorja është kompetencë e…

Ngërçi mes GJKKO-së dhe Dhomës së avokatisë, ka krijuar debate sot në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunim dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

Ngërçi mes GJKKO-së dhe Dhomës së avokatisë, ka krijuar debate sot në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunim dhe Mbikëqyrjen Institucionale. Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho shprehu se ngërçin mes GJKKO-së dhe dhomës së Avokatisë po e vuan konkretisht, ish-presidenti, Ilir Meta, të cilit sipas saj, në mënyrë arbitrare vendoset për të mos iu njohur dhe përllogaritur afatet e paraburgimit, edhe pse ai paraqitet në çdo seancë.

Ndërkohe kreu i KLGJ-së, Ilir Rusi shprehu se miratimi i rregullore së re të GJKKO është bërë nga këshilli i gjykatës dhe se nuk është kompetencë e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Pjesë nga biseda:

Erisa Xhixho: Kemi një konflikt E GJKKO dhe Dhomën e Avokatisë. Në këndvështrimin tim, rregullorja e re e GJKKO-së nuk ka të bëjë fare me reformën në drejtësi. Ky konflikt ka krijuar një situatë të paprecedentë. Janë mijëra qytetarë që përballen me këtë situatë. Çfarë do të bënte KLGJ-ja, por edhe Kuvendi? KLGJ-ja dhe institucioni tjetër që ishte në raportim duhet të ndërmerrnin veprime të menjëhershme në këtë situatë, sepse pasiviteti i këtyre institucioneve dhe Kuvendit i jep frymë dhe karburant kaosit në sistemin e drejtësisë.

Sot kemi rastin flagrant të zotit Meta, ish-president të Republikës, një nga shumë qytetarët që vuan këtë konflikt mes GJKKO-së dhe Dhomës së Avokatisë. Paraqitet në çdo seancë dhe, në mënyrë arbitrare, vendoset për të mos iu njohur dhe përllogaritur afatet e paraburgimit, për shkak të një konflikti artificial. Kërkoj nga ky Kuvend, nga KLGJ-ja dhe gjithë institucionet e drejtësisë të ndërhyjnë për të zgjidhur këtë situatë mes palëve, se po shkaktohet edhe një kosto shumë e madhe në buxhetin e shtetit. Dhe, nga ana tjetër, është paafat ky konflikt dhe askush nuk po ndërhyn për ta zgjidhur.

Fatmir Xhafaj: Kjo është një seancë me një rend dite dhe është detyrim i çdo deputeti t’i qëndrojë atij rendi dite. Nëse ju keni diçka, keni diçka jashtë kësaj dhe jeni në të drejtën tuaj ta keni, mund të kërkoni që të përfshihet në rendin e ditës çështja që për ju përbën shqetësim. Dhe sa për dijeni, të gjitha ato çështjet që ngritët ju, për fat të keq, ishit e painformuar. Kemi këndvështrime, por për çështjen në thelb kemi të njëjtin shqetësim dhe ne pikërisht për këtë kemi dhe tematikat tona. Ju ftoj të bëheni pjesë të këtyre tematikave. Sot ne e kemi thirrur Këshillin për t’i thënë: Zotërinj, keni 3 ligje që i ka miratuar Kuvendi, që rregullojnë funksionimin tuaj. Keni pasur detyrimin të nxirrni disa akte nënligjore, keni nxjerrë një pjesë, nuk keni nxjerrë një pjesë tjetër. Kjo gjë mund të ketë sjellë pasoja, ndoshta të atij niveli që ju thatë, po ky është fakt dhe ne e kemi thirrur Këshillin të shpjegojë pse janë miratuar me vonesë ato që janë miratuar dhe pse nuk janë miratuar ato që duhet të ishin miratuar sipas ligjit dhe cili është efekti që kanë.

Ilir Rusi: Për sa ka kërkuar informacion qoftë mediat apo edhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë në lidhje edhe me situatën, për shkak të një rregulloreje të miratuar nga Këshilli i GJKKO-së, përgjigjja e KLGJ-së është që ajo është kompetencë e Këshillit të Gjykatës dhe, nëse keni kundërshtime, mund t’i adresoheni gjykatës përkatëse. Top Channel