Lajme Zone
Debate të ashpra në Parlament, Bardhi-Peleshit: Je zar i Ramës. Ndërhyn Garda
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Debate të ashpra në Parlament, Bardhi-Peleshit: Je zar i Ramës. Ndërhyn Garda

Tensione janë shënuar gjatë seancën plenare pas kërkesës së PS që të nisin diskutimet për reformën territorialen dhe me pas interpelancat. Më herët kërkesa e PD për heqjen e interpelancave nga rendi ditës u refuzua.

Tensione janë shënuar gjatë seancën plenare pas kërkesës së PS që të nisin diskutimet për reformën territorialen dhe me pas interpelancat. Më herët kërkesa e PD për heqjen e interpelancave nga rendi ditës u refuzua. Ndërsa kreu i Kuvendit Niko Peleshi iu drejtua deputetëve duke i thënë që të bëhen gati për të kaluar në votim, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, dhe kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi shkuan pranë foltores duke debatuar me Peleshin. “Je zar i Ramës”, dëgjohet t’i thotë Bardhi kryeparlamentarit Niko Peleshi. Menjëherë pranë foltores u vendosë punonjësit e gardës për të qetësuar situatën. Pas miratimit të kërkesës së PS kanë nisur diskutimet për territorialen. Pas diskutimeve, në fund do të zhvillohen interpelancat me tre ministrat Ervin Demo Enea Karakaçi dhe Petrit Malaj. Parashikohet një seancë e gjatë parlamentare pasi janë regjistruar thuajse të gjithë deputetët për të folur për hartën e re territoriale.