Të ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, politikani Dashamir Shehi dhe analisti Flogert Muça u përfshinë në një debat lidhur me situatën aktuale politike në vend. Shehi i cilësoi zhvillimet e fundit si “turp të madh”, ndërsa Muça u shpreh se Europa vepron në bazë të interesave të saj. “Europianët veprojnë në interesin e tyre. Të huajt i mbajnë mëkatet tona, i mbajnë këtu dhe, kur u duhet për të bërë presion, t’i nxjerrin në tavolinë”, tha Muça. Në përgjigje, Shehi tha: “Shumë mirë bëjnë. Pse, ti bën korrupsion, qenka i pandershëm ai që të ka përgjuar ty duke vjedhur dhe ti që ke vjedhur popullin tënd qenke i ndershëm?”. Analisti Muça: Rama kërkoi të shkonte te “gjermani i rëndësishëm” gjatë konferencës
