Lajme Zone
De Jong ndalet sërish, nuk ka qetësi për mesfushorin
SportCNA

De Jong ndalet sërish, nuk ka qetësi për mesfushorin

Barcelona ka konfirmuar se Frenkie de Jong ka pësuar një këputje të ligamentit në gjurin e djathtë. Mesfushori holandez nuk do t’i nënshtrohet operacionit, por do të ndjekë një program rehabilitimi nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të klubit. Problemet në gju u shfaqën gjatë paraqitjeve të tij me Holandën në Kupën e Botës, ku në ndeshjet e fundit luajti me një mbrojtëse në gju. Dëmtimi përbën një

Barcelona ka konfirmuar se Frenkie de Jong ka pësuar një këputje të ligamentit në gjurin e djathtë.

Mesfushori holandez nuk do t’i nënshtrohet operacionit, por do të ndjekë një program rehabilitimi nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të klubit.

Problemet në gju u shfaqën gjatë paraqitjeve të tij me Holandën në Kupën e Botës, ku në ndeshjet e fundit luajti me një mbrojtëse në gju. Dëmtimi përbën një mungesë të rëndësishme për trajnerin Hansi Flick në fillimin e sezonit të ri.

Megjithatë, Barcelona nuk ka ndërmend të afrojë një zëvendësues në merkato. Klubi beson se mesfusha mund të mbulohet nga Pedri, Gavi, Dani Olmo, Fermin Lopez, Marc Bernal, si edhe Eric Garcia dhe Andreas Christensen nëse është e nevojshme.

Ky është një tjetër dëmtim për 29-vjeçarin, i cili ka kaluar probleme të vazhdueshme fizike gjatë dy sezoneve të fundit. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.