Lajme Zone
"Rama, dorëhiqu!"/ Mbahet sot protesta e 55-të kundër qeverisë
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

"Rama, dorëhiqu!"/ Mbahet sot protesta e 55-të kundër qeverisë

Këtë të premte po zhvillohet në Tiranë protesta qytetare e...

Këtë të premte po zhvillohet në Tiranë protesta qytetare e 55-të kundër qeverisë.

Edhe sot, qytetarët janë grumbulluar si zakonisht në sheshin 'Skënderbej'.

Me postera e pankarta në duar, protestuesit do të zhvendosen drejt godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku do të mbajnë disa fjalime.

Më tej, protestuesit do të vijojnë marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit, duke bërë thirrje drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe politikës shqiptare./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.