Lajme Zone
David Walliams nën hetim për krime të rënda seksuale, aktori britanik mohon akuzat: Nuk jam një grabitqar seksual dhe nuk kam shkelur kurrë ligjin!
Të tjeraReport TV

David Walliams nën hetim për krime të rënda seksuale, aktori britanik mohon akuzat: Nuk jam një grabitqar seksual dhe nuk kam shkelur kurrë ligjin!

Aktori britanik David Walliams po hetohet nga Policia Metropolitane e Londrës pas disa denoncimeve për krime të dyshuara seksuale, ndërsa në raportimet mediatike përmenden pretendime nga disa gra, përfshirë edhe persona që kanë qenë adoleshente në kohën e ngjarjeve të pretenduara.

Aktori dhe shkrimtari britanik David Walliams po hetohet nga Policia Metropolitane e Londrës pas marrjes së disa denoncimeve për krime të dyshuara seksuale, të cilat dyshohet se kanë ndodhur vite më parë. Policia bëri të ditur se gjatë ditëve të fundit oficerët kanë marrë një numër denoncimesh që përfshijnë një burrë në të 50-at, ndërsa nuk ka konfirmuar publikisht identitetin e tij në njoftimin fillestar. LEXO edhe...'Kokaina të vjen më shpejt se pica', ky është gazetari i Sky News që hetoi perandorinë shqiptare të drogës në Britani! Si u infiltrua dhe momenti kur rrezikoi të zbulohej Sipas “The Guardian”, disa gra kanë ngritur akuza ndaj aktorit për sjellje të papërshtatshme seksuale. Në raportim përmenden edhe pretendime nga gra që kanë deklaruar se kanë qenë adoleshente në kohën kur janë njohur me Walliams. Walliams ka mohuar akuzat e publikuara në media. “Unë nuk jam një grabitqar seksual. Nuk e kam shkelur kurrë ligjin”, është shprehur ai. Superintendenti i Detektivëve, Mike Cagney i cili drejton ekipin hetimor, u ka bërë thirrje personave që mund të kenë qenë viktima të krimeve seksuale të paraqiten pranë policisë, pavarësisht se kur kanë ndodhur ngjarjet. “Ne do të inkurajonim këdo që ka qenë viktimë e një krimi seksual të paraqitet dhe të na flasë, pavarësisht se kur ka ndodhur”, deklaroi Cagney. Hetimet vijojnë, ndërsa deri më tani nuk është bërë e ditur që ndaj aktorit të jetë ngritur një akuzë zyrtare penale. A.C/ReportTv.al David Walliams Britani e Madhe Mike Cagney aktori Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 70.9% Të gabuar 26% Nuk e di 3.1% Vota total: 2037 Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?