Lajme Zone
DASH njofton ratifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë për huanë e 302 mln $: Do të forcojë aftësinë e Europës për të udhëhequr në fushën e mbrojtjes
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

DASH njofton ratifikimin e marrëveshjes me Shqipërinë për huanë e 302 mln $: Do të forcojë aftësinë e Europës për të udhëhequr në fushën e mbrojtjes

DASH thotë se kjo hua do të mbështesë Shqipërinë për përmbushjen e shpenzimit të 5% të PBB për mbrojtjen deri në 2035. Ministri Nufi thotë se marrëveshja është votë besimi strategjike e SHBA ndaj Shqipërisë dhe hap historik në modernizimin e mbrojtjes.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar zyrtarisht ratiifkimin e marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarësh ndaj Shqipërisë për investimet në mbrojtje. Në njoftim thuhet se kjo hua do të mbështesë Shqipërinë për përmbushjen e shpenzimit të 5% të PBB për mbrojtjen deri në 2035. Gjithashtu, sipas DASH, huaja “do të forcojë aftësinë e Europës për të udhëhequr vetë në fushën e mbrojtjes.” “Sot, Shtetet e Bashkuara janë krenare të njoftojnë ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një huaje të re prej 302 milionë dollarësh në kuadër të Financimit Ushtarak të Huaj (FMF), e cila do të mbështesë përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së angazhimit të Mbrojtjes të Hagës, që parashikon shpenzimin e 5% të PBB-së për mbrojtjen deri në vitin 2035. LEXO EDHE:Sportistët elitarë do të stërvisin kadetët e Forcave të Armatosura, Ministri i Mbrojtjes prezanton nismën për krijimin e klasave sportive në Akademinë e FA Huaja FMF do të ndihmojë në modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë duke mbështetur blerjen e kapaciteteve kryesore me origjinë amerikane dhe do të forcojë aftësinë e Evropës për të udhëhequr vetë në fushën e mbrojtjes. Si aleat i NATO-s, Shqipëria është rreshtuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara në çështje të rëndësishme të politikës së jashtme, përfshirë edhe si anëtare themeluese e Bordit të Paqes të Presidentit Trump”, thotë njoftimi. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, është shprehur në një reagim se kjo marrëveshje është votë besimi strategjike e SHBA ndaj Shqipërisë dhe hap historik në modernizimin e mbrojtjes. Sipas tij, mbështetja do ta përshpejtojë modernizimin, do të rrisë gatishmërinë dhe forcojë kontributin e Shqipërisë. “Departamenti i Shtetit njofton zyrtarisht ratifikimin e Marrëveshjes së Huasë prej 302 milionë dollarë në Kuadër të Programit Foreign Military Financing (FMF). Votë besimi strategjike e SHBA-së ndaj Shqipërisë dhe një hap historik në modernizimin e mbrojtjes shqiptare. Mirënjohje Shteteve të Bashkuara të Amerikës për partneritetin e palëkundur strategjik dhe mbështetjen e vazhdueshme në ndërtimin e një mbrojtjeje më të fortë për Shqipërinë, rajonin e më gjerë. Kjo mbështetje do të përshpejtojë modernizimin e kapaciteteve tona ushtarake, do të rrisë gatishmërinë operacionale dhe do të forcojë kontributin e Shqipërisë për sigurinë kolektive të Aleancës”, shkruan Nufi. Marrëveshja me SHBA u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë vetëm me 74 votat e mazhorancës, pasi u fund në rend dite me procedurë të përshpejtuar. PD e bojkotoi seancën dhe e quajti antikushtetuese procedurën e votimit, duke e çuar në Gjykatën Kushtetuese. P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: marreveshja me SHBA dash ministria e mbrojtjes Ermal Nufi Komente Komento Sondazhi i ditës:

31 Korrik, 15:00

Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.9% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 26.9% Vota total: 5212 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?