Lajme Zone
Dalin shifrat, bien importet e makinave në vend
SportEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Dalin shifrat, bien importet e makinave në vend

Numri i makinave që hyjnë për herë të parë në vendin tonë po bie. Në muajin gusht janë regjistruar rreth 8100 mjete, ose 10% më pak se në gushtin e vitit të kaluar ndërsa numri i mjeteve që qarkullojnë në Shqipëri është rritur me ritëm më të ngadaltë, krahasuar me dy vitet e fundit.

Numri i makinave që hyjnë për herë të parë në vendin tonë po bie. Në muajin gusht janë regjistruar rreth 8100 mjete, ose 10% më pak se në gushtin e vitit të kaluar ndërsa numri i mjeteve që qarkullojnë në Shqipëri është rritur me ritëm më të ngadaltë, krahasuar me dy vitet e fundit. Ngadalësimi i importeve është vërejtur sidomos pas muajit mars, ndërsa kostot e transportit kanë ndikuar edhe te automjetet që vijnë nga tregjet aziatike. Koreja e Jugut dhe Kina vijojnë të jenë origjina kryesore e mjeteve të importuara. Në 8 muaj, rreth 17 500 mjete kanë ardhur nga Koreja e Jugut, ndërsa nga Kina janë regjistruar mbi 10 600. Ndërkohë, Gjermania dhe Italia, që dikur dominonin tregun shqiptar, renditen pas tyre, me përkatësisht 7900 dhe 7700 mjete. Një tjetër tendencë është rritja e makinave elektrike. Në 8 muaj janë regjistruar mbi 7 mijë të tilla, 2.5 herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Mjetet elektrike përbëjnë tashmë 10.6% të regjistrimeve të reja. Në treg spikat edhe rritja e makinave elektrike kineze, të cilat kanë arritur në 7% të regjistrimeve, ndërsa Volkswagen dhe Mercedes-Benz vijojnë të kryesojnë. Gjatë periudhës janar-gusht janë regjistruar për herë të parë në vend rreth 66.5 mijë automjete, pothuajse në të njëjtin nivel me 8-mujorin e vitit të kaluar ndërsa në total, numri i mjeteve që qarkullojnë në Shqipëri ka arritur në rreth 1.1 milionë në fund të muajit gusht.