Lajme Zone
Zjarri në Fier, Nufi publikon pamjet: 55 efektivë dhe 2 helikopterë në terren
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri në Fier, Nufi publikon pamjet: 55 efektivë dhe 2 helikopterë në terren

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka publikuar pamjet e angazhimit të forcave zjarrfikëse dhe helikopterëve në operacionet për shuarjen e flakëve të zjarrit të madh që përfshiu Fierin këtë të premte.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka publikuar pamjet e angazhimit të forcave zjarrfikëse dhe helikopterëve në operacionet për shuarjen e flakëve të zjarrit të madh që përfshiu Fierin këtë të premte. Nufi ka publikuar edhe të dhënat mbi angazhimin e Forcave të Armatosura në disa zona të vendit, në mbështetje të operacioneve për shuarjen dhe vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit. “Në qarkun Fier, në fshatin Drizë-Radostinë, bashkia Fier, janë angazhuar 55 efektivë të FA, të mbështetur nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Ndërkohë, 10 familje janë evakuuar. Në Njësinë Administrative Ungrej, bashkia Lezhë, janë angazhuar 80 efektivë të FA dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore. Në fshatin Qinam, Zall-Herr, janë angazhuar 5 automjete zjarrfikëse të FA dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore. Zjarri konsiderohet i fikur. Në Dajt vijon angazhimi me 30 efektivë të FA dhe 1 helikopter të Forcës Ajrore. Ndërsa në Mallunxë, Mat, janë angazhuar 30 efektivë dhe 1 automjet zjarrfikës i FA. Aktualisht, nuk ka rrezik për banesat. Forcat e Armatosura vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë dhe në mbështetje të komuniteteve, aty ku nevojitet”, shkruan Nufi.