Lajme Zone
Zjarr i përmasave të mëdha në Himarë, flakët përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era (VIDEO)
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarr i përmasave të mëdha në Himarë, flakët përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e kësaj të premte pranë bypass-it të qytetit të Himarës.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e kësaj të premte pranë bypass-it të qytetit të Himarës. Flakët kanë marrë përmasa të konsiderueshme dhe po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë që fryn në zonë. Në zonën ku ka rënë zjarri ndodhen edhe banesa, duke rritur shqetësimin për përhapjen e flakëve pranë zonave të banuara. Situata mbetet shqetësuese, ndërsa pritet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve. Në drejtim të Himarës është nisur një zjarrfikëse e Vlorës në këto momente, pas kërkesës për ndihmë nga kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo.