Lajme Zone
Dalin pamjet nga tensionet para Kuvendit! Qytetarë që merren me forcë, ja momenti kur policia përplaset me protestuesit (VIDEO)
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Dalin pamjet nga tensionet para Kuvendit! Qytetarë që merren me forcë, ja momenti kur policia përplaset me protestuesit (VIDEO)

Dalin pamje të reja nga protestat para Kuvendit, ku situata është tensionuar mes qytetarëve dhe forcave të policisë.

Dalin pamje të reja nga protestat para Kuvendit, ku situata është tensionuar mes qytetarëve dhe forcave të policisë. Në pamjet e siguruara nga vendngjarja shihen efektivë të policisë duke ndërhyrë ndaj disa protestuesve dhe duke i tërhequr me forcë për t’i larguar nga zona e tubimit. Ndërhyrja ka ndodhur në momentin kur protestuesit vijonin të qëndronin në rrugë, ndërsa policia po tentonte të lironte kalimin dhe të rikthente qarkullimin. Pamjet tregojnë momente përplasjeje dhe rezistence nga ana e disa qytetarëve, ndërsa efektivët vijojnë përpjekjet për t’i zhvendosur nga rruga. Gjatë protestës janë shoqëruar edhe disa qytetarë, ndërsa situata pranë Kuvendit ka vijuar të jetë e tensionuar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta