Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Ç’po ndodh te PD? 2 autoambulanca hyjnë në oborrin e selisë. Këlliçi: Policia hodhi 2 bombola gazi lotsjellës. Bozdo: Turp, u sulmua opozita


Dy ambulanca janë futur në oborrin e PD-së.

Dy ambulanca janë futur në oborrin e PD-së. Ka pasur protestues që janë ndjerë keq nga gazi lotsjellës i policies dhe po iu jepet ndihma e parë. Në Rrugën e Elbasanit ka edhe prezencë tepër të lartë të efektivëve. Nënkryetari i PD Belind Këlliçi tha se janë hedhur bombola gazi në selinë e PD-së nga policia, pa pasur asnjë incident. “Në selinë e Partisë Demokratike janë hedhur bombola gazi nga ana e policisë. Nuk ka pasur asnjë incident dhe kjo ngjarje ka ndodhur në kushtet kur nuk ka pasur kurrfarë provokimi”, u shpreh Këlliçi. Edhe Eno Bozdo theksoi se ngjarja është e turpshme. Sipas tij, selia e PD-së po sulmohet në mënyrë të dhunshme.

“Është e turpshme që sulmohet selia e PD-së. Nuk pranojmë kurrë dhunën e pajustifikuar. Dolëm tre deputetë, donim të flisnim me komandantin dhe nuk doli askush”, u shpreh Bozdo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: gazi PD protestues