Lajme Zone
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

“Ç’nuk na vret na bën më të fortë”, Rama takon banorët në Himarë: Angazhim maksimal për përballimin e situatës


HIMARË- Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku pa nga afër situatën dhe angazhimin në terren.

HIMARË- Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku pa nga afër situatën dhe angazhimin në terren.

Kryeministri takoi dhe falënderoi efektivët e Emergjencave Civile, Forcave të Armatosura, shërbimeve zjarrfikëse dhe të gjitha strukturave të angazhuara në përballimin e situatës dhe mbrojtjen e jetës së banorëve dhe pronës. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Nga të gjithë shërbimet pati një angazhimi maksimal në terren për përballimin e situatës së zjarreve; 881 forca operacionale, 75 automjete zjarrfikëse dhe 340 efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar gjatë 24 orëve të fundit, me mbështetjen e helikopterëve dhe avionit Air Tractor gjatë ditës së sotme.

Për banorët e prekur, Bashkia e Himarës do të vijojë identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet banorëtEdi Rama