Himara kaloi një natë tmerri, mbrëmjen e 4 shtatorit. Flakët nisën në kodër, pranë zonës së Bypassit, por era e fortë i përhapi me shpejtësi, duke i zbritur drejt qytetit, i cili ende është i mbushur me turistë. Në pak minuta, flakët iu afruan banesave, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe pushuesve. Report TV solli pamjet pas mesnate, nga qyteti bregdetar në kaos, me njerëz që lanë banesat për t’iu larguar rrezikut. LEXO EDHE:Zjarri në Himarë, Rama takim me banorët e prekur: Çfarë s’na vret na bën më të fortë! Dëmshpërblim (VIDEO) 6 banesa u dogjën, 3 prej tyre ishin të banuara. Në lagjen “1 Maji” u larguan nga zona e rrezikut 36 persona, të cilët mëngjesin e se shtunës u kthyen në banesa. Flakët përfshinë sipërfaqe të mëdha me ullishte. Era bëri që flakët të merrnin menjëherë dhe të përparonin drejt banesave. “Sa vete i fikje pemët, sa fryn pak erë marrin flakë, erdhi nga lartë, mezi kemi shpëtuar, mezi kemi ikur me makina”, thotë Genta Ramaj. Shpejtësia me të cilën u përhap zjarri vështirësoi edhe punën e zjarrfikësve. “Janë lodhur edhe zjarrfikësit atje janë lodhur, s’kanë faj edhe ata, se për 3 sekonda erdhi zjarri këtu”, vijoi Genta Ramaj. Banorët tentuan të mbronin pronat e tyre duke lagur oborret me ujë. “Janë djegur komplet ullinjtë, llastikët i lamë hapur, për 10 minuta i kemi vaditur të gjitha, ne morëm makinat dhe ikëm të gjithë nga shtëpia”, vijon banorja. Në rrezik u ndjenë edhe turistët që kishin zgjedhur Himarën për pushime. “Turistët i pamë të gjithë të ikin me valixhe”, shprehet banorja. Një tjetër banore, e cila ka shtëpi pushimi me qira tregon se turistët u orientuan drejt qendrës së Himarës, derisa situata u qetësua. “Unë kam ambiente shërbimi, të gjithë turistët u evakuuan për sigurinë e tyre, i thamë të zbresin poshtë në qendër derisa të qetësohet gjendja”, thotë ajo. Pas orëve të tmerrit, Himara është zgjuar në një situatë dukshëm më të qetë por banorët me lot në sy po shohin dëmet. Pamjet me dron të Report TV tregojnë nga lart përmasat e zjarrit, me sipërfaqe të tëra të shkrumbuara vetëm pak metra larg detit. “Erdhi zjarri nga lart nga një cik nga një cik, erdhi poshtë te ne, për 15 minuta. Policia na nxori jashtë. U dogj shtëpia e një kushëririt të burrit tim. Zjarri është futur brenda çdo gjëje. Policia na dha ndihmën e parë”, thotë një banore tjetër. Flakët janë vënë nën kontroll, ndërsa vijon puna për shuarjen e plotë të vatrave. Në terren janë angazhuar dhjetëra forca të ushtrisë dhe një helikopter. Share Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 19:29 Zjarri në Himarë/ Nis evidentimi i dëmeve,Tavo: Po identifikohen familjet e prekura Pas zjarrit të përmasave të mëdha që përfshiu Himarën gjatë ditës së djeshme, ka nisur evidentimi i dëmeve të shkaktuara, me qëllim identifikimin e familjeve të prekura dhe vlerësimin e nevojave për ndihmë dhe dëmshpërblim.Këtë e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njofton se komisioni i ngritur nga Bashkia Himarë ndodhet në terren dhe po vijon verifikimin dhe evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri, si dhe identifikimin e rasteve që kanë nevojë për mbështetje.Tavo u ka bërë thirrje banorëve të zonave të prekura që, për të raportuar dëme apo për çdo nevojë për ndihmë, të kontaktojnë Drejtorinë e Emergjencave pranë Bashkisë Himarë.“Komisioni i ngritur nga Bashkia Himarë ndodhet në terren dhe po vijon verifikimin dhe evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri, si dhe identifikimin e rasteve që kanë nevojë për mbështetje.U bëjmë thirrje banorëve të zonave të prekura që, për të raportuar dëme apo për çdo nevojë për ndihmë, të kontaktojnë Drejtorinë e Emergjencave pranë Bashkisë Himarë”, shkruan Tavo. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 19:21 Zjarri në Himarë turistët: Menduam se nuk do të largoheshim dot, u frikësuam (VIDEO) Katër turistë që ndodheshin në Himarë gjatë zjarrit të së premtes në mbrëmje kanë treguar momentet e frikës dhe pasigurisë që përjetuan. Sot ruristet shprehen se situata është qetësuar dhe nuk ndihen më të rrezikuara.Një prej turisteve tha se në kulmin e zjarrit mendoi se nuk do të mund të largohej nga zona, pasi rrugët ishin bllokuar dhe taksitë nuk mund të arrinin deri tek ato. Ajo falënderoi stafin e hotelit dhe zjarrfikësit për mbështetjen dhe profesionalizmin.“Dje ishte vërtet shumë e frikshme. Në një moment mendova: ‘Si do të largohemi nga këtu?’. U larguam dhe gjetëm një restorant pranë malit, por nuk mund të vazhdonim më tej. U përpoqa të kontaktoja taksitë, por më thanë se rrugët ishin të bllokuara dhe nuk mund të vinin të na merrnin. Aty u frikësova shumë, sepse nuk kishim as makinë me qira dhe asnjë mundësi tjetër për t’u larguar. Sot ndihem e sigurt, sepse kam folur me stafin e hotelit. Dua t’i falënderoj, sepse na bënë të ndiheshim të sigurta. Tani situata duket më e mirë, pasi nuk i shohim më flakët. Jam shumë mirënjohëse edhe për zjarrfikësit. Kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Faleminderit shumë”, tha njëra prej tyre.“Nuk e mbaj mend saktësisht se kur nisi zjarri dje, por ndodheshim në hostel, jo shumë larg zonës ku kishte rënë zjarri. Ishte e frikshme. Ne qëndruam në hostel. Sot në mëngjes pamë avionët dhe gjithë ndërhyrjen që po bëhej, ndaj ende nuk dukej plotësisht e sigurt. Por tani mendoj se situata është më e mirë”, u shpreh një tjetër.Megjithëse të tronditura nga ngjarja dhe dëmet e shkaktuara në natyrë, turistet shprehen se sot ndihen të sigurt dhe vijojnë pushimet e tyre në Himarë.“Hosteli ynë ndodhet pak më lart, në kodër, ndaj mund ta shihnim shumë qartë zjarrin. Ishte vërtet e frikshme. Shumë nga personat që qëndronin në hostelin tonë ishin nga Australia dhe, duke qenë se kishin parë situata të tilla edhe më parë, na thanë se duhej të largoheshim. U larguam me makinë dhe qëndruam për pak kohë në një restorant, ku pimë diçka dhe pritëm. Kur nga hosteli na njoftuan se mund të ktheheshim, u rikthyem dhe kaluam natën aty. Sot ndihem e sigurt. Më trishton fakti që ndodhin ngjarje të tilla dhe që zjarret shkatërrojnë natyrën. Megjithatë, këtu është shumë bukur. Kemi kaluar shumë mirë dhe kjo është dita jonë e tretë”, vijon një tjetër.“Po qëndronim në një hostel lart në kodër dhe zjarrin mund ta shihnim prej aty. Të them të drejtën, u frikësuam shumë. U larguam rreth 15 minuta me makinë dhe qëndruam në një restorant, ujë e duke pritur që situata të qetësohej. Rreth mesnatës komunikuam me hostelin dhe na thanë se ishte në rregull të ktheheshim. Kur u rikthyem, kishte ende prush dhe gjurmë të zjarrit, por flakët ishin më larg. Kishte ikur edhe energjia elektrike dhe ishte shumë vapë, por situata ishte më e mirë. Sot ndihemi mirë. Sigurisht që është ende pak e frikshme kur mendon se zjarri u afrua kaq shumë, por e rëndësishme është që situata tashmë është vënë nën kontroll”, theksoi një tjetër. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 16:54 PAMJET ME DRON/ Toka e shkrumbuar pak metra larg detit, gjurmët që la pas zjarri në Himarë Pamjet me dron të Report TV tregojnë pasojat që la pas zjarri masiv në Himarë. Sipërfaqe të tëra me bimësi e ullishte janë shkrumbuar, ndërsa kodrat që vetëm një ditë më parë ishin të gjelbëruara, tashmë janë mbuluar nga hiri.Toka e djegur pak metra larg bregdetit tregon përmasat e zjarrit që, i favorizuar nga era e fortë, zbriti me shpejtësi drejt qytetit dhe banesave. Flakët dogjën 6 shtëpi, 3 prej tyre të banuara, ndërsa 36 persona u evakuuan nga zona e rrezikut.Nga lart duken qartë gjurmët e flakëve, që kanë përshkuar kodrat dhe ullishtet. Pas natës së vështirë, zjarri është vënë nën kontroll, por pas kanë mbetur dëme të konsiderueshme. Kryeministri Edi Rama tha se do të nisë një bilanc për vlerësimin e dëmeve. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 15:48 Himara pas natës së tmerrit, ministri Nufi: Situata totalisht nën kontroll! Zjarri dogji 6 banesa, nuk pati të lënduar Nga Himara, ku ndoqi përgjatë gjithë kohës situatën e krijuar nga zjarri, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, deklaroi se situata është totalisht e qetë dhe nën kontroll.Ministri Nufi bëri edhe një bilanc të forcave të angazhuara në operacionin për shuarjen e flakëve, të cilat përfshinë një sipërfaqe të gjerë natën e mbrëmshme."Nga Himara një situatë totalisht e qetësuar, një situatë totalisht e menaxhuar. Mbi 170 forca nga Forcat e Armatosura, mbi 300 zjarrfikës, mbi 21 zjarrfikëse kanë qenë në territorin e Himarës. Ndërhyrja nga ajri ka filluar që në orën 6 e gjysmë të mëngjesit", sqaroi Ministri i Mbrojtjes.Ministri Nufi vlerësoi edhe punën e palodhur të forcave që punuan gjatë gjithë natës."Është bërë një punë e jashtëzakonshme për të menaxhuar situatën e zjarreve. Kanë qenë gjashtë shtëpi, që fatkeqësisht janë përshkuar nga flakët e zjarrit. Nuk ka pasur humbje në jetë njerëzore, nuk ka pasur dëmtime të bizneseve, falë ndërhyrjes dhe përkushtimit të të gjithë efektivëve, qoftë zjarrfikës, qoftë të Forcave të Armatosura, që kanë luftuar përgjatë gjithë natës, deri në qetësimin e situatës sot në mëngjes", theksoi ministri Nufi.Operacioni në Himarë vijon me ndërhyrje nga toka dhe nga ajri. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 10:27 Zjarri në Himarë, 3 persona shoqërohen për t’u marrë në pyetje Tre persona janë shoqëruar për tu marrë në pyetje në lidhje me zjarrin në Himarë. Dyshimet janë se zjarri mund të ketë qenë edhe i qëllimshëm. Qyteti bregdetar u kërcënua nga flakët të cilat dolën jashtë kontrollit dhe dogjën 6 banesa, ndërsa 36 persona u evakuuan nga banesat. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 08:31 Zjarri në Himarë/ Nufi: 171 efektivë të FA në terren gjatë natës, 10 mjete, zjarrfikëse dhe ambulancë në gatishmëri Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se 171 efektivë të Forcave të Armatosura u angazhuan gjatë natës për përballimin e zjarrit në Himarë. "Gjatë natës së kaluar Forcat e Armatosura vijuan angazhimin në terren për menaxhimin e situatës së krijuar nga zjarri. 171 efektivë, 10 mjete në terren, 1 mjet zjarrfikës dhe 1 ambulancë nga Forcat e Armatosura ishin në gatishmëri dhe pranë komunitetit, në përballimin e situatës dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës. Mirënjohje dhe respekt për secilin prej tyre", shkruan Nufi. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 08:28 Zjarri në Himarë, banorët: Natë tmerri! Flakët erdhën për 10 minuta, policia na nxori nga shtëpitë (VIDEO) Banorët e Himarës rrëfejnë momentet e frikës teksa flakët iu afruan banesave brenda pak minutash. “Situata ishte tmerr”, tregojnë ata, ndërsa policia ndërhyri për t’i evakuuar.“Erdhi zjarri nga lart, erdhi poshtë ten ë. erdhën policët na nxorën. Për 10 minuta erdhi. Shtëpia e kushërirës së burrit tim u dogj. Zjarri është futur brenda. Erdhi policia, na ndihmoi. Na dha të mirën e parë”, tha një banore.“Situata ishte tmerr”, thotë një banor tjetër. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 08:00 Zjarri në Himarë, banorët rrëfejnë momentet e frikës: Mezi shpëtuam, turistët ikën me valixhe (VIDEO) Banorët e Himarës tregojnë momentet e vështira teksa flakët iu afruan banesave, ndërsa turistët u evakuuan për siguri. Ata thonë se luftuan edhe për shuarjen e zjarrit, ndërsa tani situata është normalizuar. “Situata është normalizuar, kaluam momente të vështira por sikur çdo gjë u normalizua. Unë kam ambiente shërbimi, të gjithë turistët u evakuuan për sigurinë e tyre. I thamë të zbresin poshtë në qendër derisa të qetësohet gjendja, e po të duan të kthehen në akomodim i presim. Kishim 6 dhoma me të huaj. Kemi komunikuar dhe na kanë çuar mesazhe kur mund të vijmë dhe nëse është e sigurt të vijmë aty. Presim të vijë dhe energjia që të kthehemi sadopak në normalitet”, thotë një banore.“Me çezma në dorë e stabilizuam situatën. A erdhi zjarri nga alrt, na erdhi këtu, mezi kemi iku me makinë. Mezi kemi shpëtuar. Janë djegur komplet ullinjtë, llastikët i lamë hapur, për 10 minuta i kemi vaditur të gjitha, ne morëm makinat dhe ikëm të gjithë nga shtëpia. Kushërira më njoftoi se lart po digjen 2-3 shtëpi, ishalla se janë me fëmijët vetëm, po luftojnë me ujë të shkretët. Po shuaja zjarrin edhe unë me kushëririn. Nga ora 19.30-20,00 na njoftuan dhe me sekonda hapëm çezmat. Turistët i pamë të gjithë të ikin me valixhe”, tha një banore tjetër. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 07:43 Zjarri në Himarë, momenti kur një banesë përpihet nga flakët (VIDEO) Report Tv sjell momentin një një banesë përpihet nga flakët në Himarë. Deri më tani raportohet për 7 banesa të djegura, 3 prej tyre të banuara. 2 të moshuar u shpëtuan nga një banesë që u shkrumbua nga flakët. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 07:34 Zjarri në Himarë, nis ndërhyrja me helikopter për shuarjen e flakëve (VIDEO) Në Himarë ka nisur ndërhyrja me helikopter për të bërë të mundur shuarjen e të gjithë vatrave të zjarrit. Deri më tani situata paraqitet më e qetë, ndërsa zjarri që kërcënoi banesat dhe bëri që të evakuohen banorë e turistë, u vendos nën kontroll vetëm rreth orë 02:00 të mëngjesit. SI.E./Shqiptarja.com Share SI.E./Xh.K/Shqiptarja.com TAG: himare Vlore zjarret 2026 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.3 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Anni: 05/09/2026 18:14 Unë hedh bast, që pas zjarrit do të. ndërtohet! Ndaj u vu zjarri për t'i hapur rrugë ndërtimit! Përgjigju jan: 05/09/2026 17:16 Zjarret i shohim por zjarrvënësit ku janë se zjarret nuk ndizen vetë. Përgjigju Shqiptar Atdhetar: 05/09/2026 13:00 A erdhi ndihme nga Greqia, meqe e pretwndojne Himaren? Përgjigju Alb: 05/09/2026 09:56 Agjentura greke Përgjigju Sula: 05/09/2026 09:07 Te vjen keq per kta njerez qe kan punu nje jete,dhe tani ngrihen ca njerez te pa pergjegjshem dhe i vene flaken mundit e djereses se popullit,zoti I denofte kto njerez te peshtire,qe nuk e meritojne qe te quhen njerez. Përgjigju Karunar: 05/09/2026 09:59 Ska per te denu gjo zoti o Sule,e kta bastarde do vazhdojne te djegin,e marune kete te shkrete vend,cdo vit ky muhabet eshte,kto duhet me i bo shembull me vare ate qe kapet per bolesh mu aty afer zjarrit qe ndez dhe me lone te ngrofet mire ndryshe ska zgjidhje. Sondazhi i ditës:
2 Shtator, 23:22
Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.6% Të gabuar 21.2% Nuk e di 4.2% Vota total: 4075 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?
