Shtrenjtësia nuk ka frenuar konsumin e karburanteve. Ndonëse në korrik çmimet kapën nivelin e 200 lekëve, sapo u hoq regjimi i kontrolluar nga Bordi i Transparencës, ky muaj ka regjistruar dhe nivelin më të lartë të importeve, me plot 75.779 tonë karburant, ose 4.800 tonë më shumë krahasuar me korrikun e vitit të kaluar (gati 6.9% rritje). Ndikim në këtë rritje rekord ka dhënë edhe sezoni turistik, me një shtim të fluksit të vizitorëve të huaj, dhe rritje të përdorimit të automjeteve. Në fakt, si periudhë 7-mujore, Ministria e Financave thotë se janë importuar më pak. Në total janë zhdoganuar 407.921 tonë karburant nga 416.120 tonë gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Rënia e konsumit u shënua në muajit prill dhe maj, kur edhe çmimi i naftës arriti në shifrat më të larta prej 233 lekë për litër. LEXO EDHE:Transporti publik, nga sot 30% më pak autobusë! Shoqatat thirrje qeverisë: Kompensim për çmimin e naftës ose nuk nxjerrim asnjë mjet në qarkullim (VIDEO) Aktualisht, çmimet e karburanteve kanë kapur sërish kuota të larta. Përfituesi i vetëm, përveç kompanive të naftës, mbetet buxheti i shtetit. Shifrat e 7 mujorit tregojnë se të ardhurat nga TVSH-ja dhe akciza janë rritur me përkatësisht 10.1% dhe 3.9%. Shtrenjtimi i karburanteve ka provokuar një efekt zinxhir dhe në çmimet e mallrave të tjerë. Inflacioni ka vijuar të rritet, duke regjistruar nivelin prej 3.4% në korrik, dhe pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë janë që edhe për 2027-ën te kemi nivel të lartë çmimesh. K.T./E.H/Shqiptarja.com TAG: Ministria e Financave rritja e cmimit të naftës karburant Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Hjkk: 01/09/2026 17:33 Eshte ulur kontrabanda, jo rritur konsumi. Përgjigju Sondazhi i ditës:
30 Gusht, 11:16
Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.5% Drejtësia 65.7% Nuk e di 3.7% Vota total: 2953 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?
