Pronari i televizionit kabllor “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj, i dyshuar si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Elvis Doçi, i njohur edhe si 'Visi i Pojës', është arrestuar në Dubai. Danaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme në prill të këtij viti kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë 'arrest me burg' për veprat penale 'Trafikimi i narkotikëve', 'Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale', 'Grupi i strukturuar kriminal' dhe 'Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal'. Danaj dyshohet se si pjesë e grupit kriminal të 'Visit të Pojës', ka bashkëfinancuar, mundësuar dhe koordinuar trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt shteteve të Bashkimit Evropian. LEXO EDHE:Shpërthime në Dubai, aktivizohet mbrojtja ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe Ai dyshohet se ka pasur një rol kyç në lëvizjen dhe pastrimin e parave që dyshohet se rridhnin nga trafiku i kokainës. Sipas të dhënave të bëra publike gjatë hetimit, paratë dyshohet se janë lëvizur edhe drejt Dubait përmes kompanisë “General Trading LLC”, me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në maj të vitit të kaluar, SPAK vendosi nën sekuestro televizionin ‘Vlora Cable’, që është në emër të Nexhmedin Danajt, si dhe një tjetër biznes në fushën e hoteleri-turizmit, lokalin ‘Dubai Inn’ në Durrës, i cili rezulton në emër të gruas së tij, Algerta Fejzullau. SPAK njoftoi se hetimet, të zhvilluara gjatë viteve 2020–2025, dokumentuan 40 episode të trafikut të narkotikëve, përfshirë raste të trafikimit të kokainës dhe heroinës. Në total, operacioni 'Ura' çoi në 51 masa sigurie në Shqipëri dhe Itali, ndërsa u sekuestruan pasuri, kompani, automjete dhe shuma parash që dyshohet se kanë lidhje me aktivitetin kriminal. Ndërkohë vijojnë procedurat për ekstradimin e 57-vjeçarit Nexhmedin Danaj nga Dubai drejt Shqipërisë. Njoftimi i Policisë: Finalizohet, në bashkëpunim me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”. Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Abu Dhabit, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”, është arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi N. D., 57 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin prill 2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Nga hetimet dyshohet se 57-vjeçari, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, ka bashkëfinancuar, mundësuar dhe koordinuar trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt shteteve të Bashkimit Evropian. Gjithashtu, shtetasi N. D. akuzohet se ka përdorur metoda të sofistikuara financiare, përfshirë transferta digjitale, për kryerjen e pagesave të konsiderueshme, në disa shtete, për blerjen e lëndëve narkotike. Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabit për finalizimin e procedurave për ekstradimin e 57-vjeçarit në Shqipëri. Lajm në përditësim... R.Xh/Shqiptarja.com TAG: elvis doci visi i pojes Vlora cable dubai Nexhmedin Danaj Dubai Inn Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
30 Gusht, 11:16
Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.4% Drejtësia 65.9% Nuk e di 3.7% Vota total: 2992 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?
