Lajme Zone
Maqedonia e Veriut ul çmimin e naftës, Shqipëria në vendnumëro, qeveria pa masa lehtësuese
EkonomiPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Maqedonia e Veriut ul çmimin e naftës, Shqipëria në vendnumëro, qeveria pa masa lehtësuese

Autoritetet shtetërore në Maqedoninë e Veriut kanë vendosur të ulin çmimin e karburanteve. Duke filluar nga sot, nafta (EURODIZEL) do të shitet me 95 denarë/litër ose rreth 1.54 € /litër, kurse benzina BS-95 do të tregtohet me 94 denarë/litër ose rreth 1.53 € /litër. Konkretisht, nafta ka shënuar një rënie me 6,50 denarë për litër. Por, ndryshe nga vendet e rajonit të cilat po aplikojnë masa lehtë

Autoritetet shtetërore në Maqedoninë e Veriut kanë vendosur të ulin çmimin e karburanteve. Duke filluar nga sot, nafta (EURODIZEL) do të shitet me 95 denarë/litër ose rreth 1.54 € /litër, kurse benzina BS-95 do të tregtohet me 94 denarë/litër ose rreth 1.53 € /litër. Konkretisht, nafta ka shënuar një rënie me 6,50 denarë për litër.

Por, ndryshe nga vendet e rajonit të cilat po aplikojnë masa lehtësuese për qytetarët, e kundërta po ndodh në Shqipëri.

Qeveria hoqi dorë nga Bordi i Transparencës 2 muaj më parë, kur deklaroi se do të shfuqizohej përfundimisht. Në periudhën kur Bordi caktonte çmimet e karburanteve në treg, nafta kapërceu ndjeshëm kufirin e normales duke arritur në 265 lekë/litri. Edhe çmimi i benzinës kërceu në 243 lekë/litri.

Nga përditësimi i çmimeve të fundit të karburanteve në Shqipëri, vihet re një rritje e ndjeshme. Dy ditë më parë, çmimi i naftës ishte 219 lekë/ litri, një rritje prej 4 lekësh, ndërsa benzina tregtohej me 198 lekë/litri, duke u shtrenjtuar me 7 lekë.

Ndërsa vendet e rajonit po ndërhyjnë për të zbutur barrën e çmimeve të karburanteve për qytetarët, në Shqipëri qeveria ka zgjedhur të tërhiqet nga çdo mekanizëm i drejtpërdrejtë kontrolli. Në një kohë kur fqinjët ulin çmimet, mbetet e hapur pyetja se cilat janë masat që qeveria shqiptare po merr për të mbrojtur qytetarët nga kostoja gjithnjë e më e lartë e karburanteve. Të ulësh çmimin apo të gjesh fajtorin? Shqipëria përballë modelit grek: A mjafton “PriceWatch”?

31 Gusht, 11:43 Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm