Në pikun e sezonit turistik rritja e çmimeve në Shqipëri është ngadalësuar. Sipas të dhënave të INSTAT në gusht inflacioni rezultoi 3.2 për qind .
Norma vjetore prej 3.2% tregon se niveli i çmimeve në gusht ishte dukshëm më i lartë se një vit më pare , ndërsa në krahasim me muajin korrik është regjistruar një ulje e lehtë
Shtrenjtimi i çmimeve gjatë muajit që lamë pas u ndikua grupi “Transporti” me 12 %, pasuar nga “Argëtim, sport dhe kulturë” me 5,4 %. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Të dyja këto nëngrupe janë të lidhura direkt me sezonin turistik dhe kërkesa më e lartë për këto shërbime ka ndikuar në rritjen e çmimeve. Por gjithashtu Përshkaëllizimi i konfliktit në Lindjen e mesme ka rikthyer përsëri efektin e rritjes së çmimeve të karburanteve Po ashtu sipas INSTAT edhe nën nëngrupe të tjera si Sigurime dhe shërbime financiare ,Ushqime dhe pije joalkoolike si dhe Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë.
Ndërkohë, disa kategori kanë shënuar ulje çmimesh. Veshjet dhe këpucët janë bërë më të lira me 3.2 për qind, ndërsa shërbimet e informacionit dhe komunikimit me 1 për qind.
Pavarësisht rritjes së inflacionit Banka Qendrore e la të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5% në mbledhjen e fundit duke argumentuar se kjo situatë do të jetë afatshkurtër. Megjithatë kur inflacioni rritet mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë që është 3%, ky institucion reagon për të stabilizuar nivelin e çmimeve. Ajo mund të shtrëngojë politikën monetare duke rritur normën bazë të interesit, çka shton kostot e kredive, frenon kërkesën për kredi dhe forcon lekun. Por gjithçka tashmë do të varet nga ecuria e nivelit të inflacionit në muajt në vijim.
Zbutja e rritjes së çmimeve në Shqipëri vjen në një kohë që në Eurozonë inflacioni u përshpejtua në gusht, duke arritur në 3.3% e ndikuar nga kostot e energjisë në rritje të forte. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet cmimetinflacioniINSTAT
