Raundi i tretë i fazës së ligës në Champions League do të mbyllet këtë të mërkurë me zhvillimin e 9 përballjeve interesante.
Vëmendja kryesore e mbrëmjes do të përqendrohet në "Allianz Arena", aty ku skuadra e Bayern Munich do të presë anglezët e Arsenal.
Gjermanët kërkojnë të rikthehen te fitorja pas barazimit zhgënjyes kundër Viking, ndërsa Arsenali vjen në këtë takim pas 2 triumfeve të regjistruara në startin e kompeticionit.
Një tjetër sfidë delikate pritet të jetë ajo mes Real Madrid dhe Leipzig në kryeqytetin spanjoll. Skuadra e Real Madrid synon të arrijë suksesin e tretë radhazi në turne, pasi ka siguruar 2 fitore të mëparshme ndaj Interit dhe Romës.
Nga ana tjetër, kundërshtarët e Leipzig numërojnë 1 humbje në start ndaj Comos dhe 1 fitore në ndeshjen e dytë kundër PSV-së.
Interi do të kërkojë fitoren e tij të parë pas 2 humbjeve radhazi teksa pret Shakhtar Donetsk, me ukrainasit që vijnë në këtë përballje pas 1 fitoreje dhe 1 barazimi. Kalendari i orës 21:00 plotësohet nga duelet Sporting Lisbona-LASK, Club Brugge-Lens, Betis-Feyenoord dhe Aston Villa-Viking, ndërkohë që më herët në orën 18:45 do të startojnë sfidat Como-Manchester United dhe Lille-Galatasaray. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

