Lajme Zone
“Jo dhunës ndaj studentëve”/ Kovaçi shpall bojkotin e mësimit në të gjitha universitetet
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

“Jo dhunës ndaj studentëve”/ Kovaçi shpall bojkotin e mësimit në të gjitha universitetet

Nuk ka dyshim se Edi Rama është në ditët e fundit të pusht...

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi ka bërë me dije se në mbledhjen e një dite më parë të kryesisë së sindikatës është marrë vendimi për bojkotimin e mësimit në të gjitha universitetet e Shqipërisë.

Kovaçi u shpreh se masa e bojkotit hyn në fuqi nga data e sotme deri në një njoftim të dytë. “Sindikata ka marrë një vendim për organizmin e bojkotit në mbështetje të studentëve me moton jo dhunës ndaj studentëve.

Kryesisa e Sindikatës në mbledhjen e 20 tetorit vendosi shpalljen e bojkotit në të gjithë universitetet e Shqipërisë. Bojkoti vazhdon nga sot deri në në njoftim të dytë”, tha Kovaçi. Ndër të tjera, Kovaçi vlerësoi rolin e medias në protestë, që sipas tij nga pushteti i katër është ngritur në pushtetin e parë, duke u bërë mbrojtëse e të rinjve që protestojnë. “Media nga pushteti i katërt është ngritur në pushtetin e parë. Media ka luajtur rolin e shoqërisë dhe atyre që duhet të mbajnë sigurinë. Kanë mbrojtur qytetarët shqiptarë nga masakrimi i forcave të rendit”, deklaroi Kovaçi./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.