Ka rezultuar një spektkalë futbolli përballja e Champions League mes Paris SG dhe Barcelonës, që përfi me fitoren 4-2 të francezëve. Dy herë radhazi fituesit e këtij trofeu në vitet e fundit e zhbllokuan rezultatin në pjesën e parë me Doue, ndërsa pak pasi nisi e dyta Expart barazoi shifrat. Gjithsesi Paris SG do të reagonte shpejt dhe me Hernandez rigjeti avantazhin, por Barcelona tregoi se nuk donte të dorëzohej. Lamine Yamal riktheu edhe njëherë baraspeshën para se Vitinha dhe Fabien Ruiz në minutat e fundit ti shkaktonin humbjen e parë sezonale katalanasve. Dueli në kryeqytetin francez konsiderohej si mes dy skuadrave më në formë të momentit, ndërsa të paktën për momentin duket që Barcelona nuk është gati ta rrëzojë Paris SG. LEXO edhe...Champions League/ Përmbysje e frikshme e Realit, i shënon Romës 3 gola për 10 minuta! Paris SG mposht City-n, thyhet AEK-u i Pilos Në Angli goli i futbollistit të kombëtares Stavro Pilo vlejti sa për statistikë kundër Manchester City-t. Skuadra angleze ia doli të fitojë 5-1, teksa Anderson dhe Foden shtruan rrugën drejt suksesit para se mbrojtësi kuqezi të shkurtonte përkohësisht kundër AEK-ut. Në vijim Cherki dhe ‘dopieta’ e Foden vulosën rezultatin përfundimtar, me City-n që u rikthyer te fitorja pas disfatës me Paris SG. Tre pikët e para në këtë Champions League për Napolin. Skuadra e Allegri-t ia doli jo me pak vështirësi 4-3 kundër Bodo Glimt edhe pse realizoi që në minutën e parë me Politano-n. Hauge barazoi përkohësisht para se Helmersen të bënte të njëjtën gjë në pjesën e dytë pas golit të McTominay. Skocezi s’u dorëzua dhe një tjetër gol në minutën e 75 i dërgoi shifrat në 3-2 para se një autogol të vuloste fatin e norvegjezëve edhe Fet shënoi në fundin e takimit. Befasuese deri diku ishte barazimi i Atletico Madrid, që u ndal 1-1 nga Stuttgart. Gjermanët pas 3 ndeshjeve kanë grumbulluar 7 pikë, ndërsa spanjollët e Simeone-s kanë 4. Fitorja e parë edhe për Romën, që në 18:45 likuidoi lehtësisht 4-0 Slovan Bratislavën. Hermoso dhe Molina në pjesën e parë si dhe Pisilli e Malen në të dytën vulosën fitoren. Pas 3 ndeshjesh Roma është në kuotën e 4 pikë, ndërsa 1 javë më parë u përmbys me 3 gola në 8 minutat e fundit nga Real Madrid. Në ndeshjet e tjera Liverpool mposhti 4-3 Villareal, Porto u befasua në shtëpi 0-1 nga PSV, Sabah humbi 1-2 kundër Dortmund, ndërsa Fenerbahce barazoi me Slavia Prague. Share Ne.k./ReportTv.al champions league barcelona Paris SG roma napoli Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 78% Disi 3.2% Vota total: 9429 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

