Ka një ide të gabuar të Perëndimit të dobësuar e të rehatuar në gjithë këto vite paqeje dhe zhvillimi: Se është zgërlaqur! Në fakt pamjet e fundit nga protestat në Paris, Milano, ku qytetet duket se janë prehë e sulmeve të vandalëve që kanë emra të ndryshëm, por veshje e përbërje të njëjtë, japin një sinjal të rremë dorëzimi. Në Milano, pas fundjavës së dhunës, 17-18 tetor, nuk hyn më në qendër këmbë “maranza” (quhen kështu të dhunshmit e brezit të dytë të emigrantëve të lindur në Itali). Ushtria, policia, karabinierët kanë bërë rrathë sigurie në lartësi të ndryshme rreth qendrës duke lënë kohë që qyteti të mjekojë plagët e krijuara nga dhuna ndaj bizneseve, grabitjet, thyerjet e xhamave. Nëpër rrjete sociale, TikTok, sidomos, por dhe në grupe whatsapp qarkullojnë mesazhe të frikshme se “maranzat” do të sulmojnë universitete, do të rikthehen edhe më fort, por ndërkohë, veç përgjigjes së qartë të shtetit dhe institucioneve kundër dhunës, përfshi opozitën dhe shoqërinë civile, në rrugë qytetarët po riorganizohen në grupe të ndryshme për të qenë të përgatitur ndaj një sulmi të dytë. Perëndimi, Milano është koshiente për vështirësitë ekonomike dhe pabarazinë. Është qyteti më i shtrenjtë në Itali, por nga ana tjetër nuk ka fare ndërmend ta lerë veten në dorë të “maranzave” të cilët të infiltruar në një protestë të ekstremistëve të majtë bënë atë që e pa e gjithë bota. Është e lehtë të shohësh që Perëndimi është i civilizuar deri në momentin që nuk i ke shkelur të drejtat, sigurisht që ka hapur edhe dyert për të integruar qytetarë nga e gjithë bota, por kjo nuk e ka dobësuar. Mjafton të shikoni se si kthehet në tigër në pak sekonda një nënë e re milaneze, nëse dikush i pret rrugën për të kaluar me karrocën me beben në të; apo një qytetar i Milanos se si është gati "t'i vendosë duart në fyt" dikujt që kërkon të kalojë pa radhë. Apo një holandez që ecën me biçikletë dhe një këmbësor kalon aty ku nuk duhet të kalojë…Perëndimi nuk është zgërlaqur dhe nuk e çon nëpërmënd të lëshojë të drejtat dhe privilegjet që ka fituar me luftë e sakrifica. Parisi i preu kokën një Mari Antoniette, Milano vari me kokën poshtë Mussolinin dhe mikeshën e tij që i adhuronte vetëm pak vite më parë. Perëndimi po kërcënohet përmes një lufte hibride që po organizohet në rrjetet sociale dhe në TikTok. Disa po lumturohen që shohin dhunë dhe kaos. Por është e paimagjinueshme që Perëndimi të dorëzohet përballë kësaj. Qytetaria nuk është dobësi, civilizimi nuk është dorëzim. LEXO edhe...SKEDA/ Nga burgimi deri në 12 vite te gjobat për prindërit e të miturve dhe 500 ushtarë në Milano! Çfarë parashikon dekreti i ri i sigurisë në Itali për protestat e dhunshme a.m./ReportTv.al Perëndimi milano protestat ne europe Mussolini Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.9% Disi 3.2% Vota total: 9517 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

