Në malet e Shqipërisë dhe Kosovës, zëri ka qenë ndër shekuj një mënyrë komunikimi, një thirrje që kapërcente largësitë dhe një traditë që përcillte histori, trimëri e emocione. Bëhet fjalë për Këngën Majë Krahu, të njohur si “zëshmëria e maleve”, një formë e veçantë e trashëgimisë muzikore popullore, që ruan një lidhje të fortë me historinë dhe identitetin e këtyre trevave. E kënduar pa shoqërim instrumental, me zë të fuqishëm e kumbues, kjo këngë përcillej nga një mal në tjetrin përmes thirrjeve dhe përgjigjeve. Vargjet e shkurtra rrëfenin ngjarje historike dhe bëma trimërie, ndërsa kënga kishte një vend të veçantë edhe në dasma, festa e gëzime, duke simbolizuar bashkimin dhe përkatësinë komunitare. LEXO edhe...Kultura dhe tradita/ Nismë për promovimin e Mallakastrës, gërmime në qytetin ilir të Nikajës! Shtimi i vizitorëve shihet si mundësi për prodhuesit lokalë Sot, kjo traditë synon të marrë njohje ndërkombëtare përmes nismës për përfshirjen në listën e UNESCO-s të trashëgimisë kulturore jomateriale në nevojë për mbrojtje urgjente. Për këtë qëllim, ka nisur puna për përgatitjen e dosjes së kandidimit, në bashkëpunim mes institucioneve të kulturës, studiuesve, etnomuzikologëve dhe bartësve të traditës. Grupi i punës synon të dokumentojë këngëtarët që ruajnë ende mënyrën autentike të interpretimit, të mbledhë dëshmi historike dhe të evidentojë vlerat e veçanta kulturore e artistike të kësaj forme këndimi. Një rëndësi e veçantë i kushtohet edhe hartimit të masave konkrete për ruajtjen dhe përcjelljen e saj te brezat e rinj, në kushtet kur largimi i popullsisë dhe ndryshimet në mënyrën e jetesës rrezikojnë vazhdimësinë e kësaj tradite. Përfshirja në UNESCO do të përbënte një hap të rëndësishëm për mbrojtjen dhe promovimin e Këngës Maje Krahu, që kjo pasuri e trashëguar ndër breza të vazhdojë të jetojë dhe të jehojë përtej maleve ku lindi. Përgatitja e dosjes udhëhiqet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit (MTKS) përmes Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim të ngushtë me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, ku përfshihen akademikë dhe etnomuzikologë të njohur, të cilët kanë punuar edhe për Dosjen e Lahutës, si dhe grupe kulturore nga Malësia e Madhe, Tropoja, Dukagjini dhe Shkodra, të cilët ndihmojnë në identifikimin e interpretuesve të fundit autentikë. B.G/ReportTv.al Maje krahu UNESCO trashegimia kulturore Kenga Maje Krahu Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.9% Disi 3.2% Vota total: 9586 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
