Lajme Zone
Studimi/ “Zadrima, krahina e lashtë me vlera e veshje unike”
KulturëReport TV

Studimi/ “Zadrima, krahina e lashtë me vlera e veshje unike”

Një udhëtim i thellë në kujtesën historike të Zadrimës përmes një kthimi tek gjeneza historike e kësaj treve vjen përmes një studimi monografik të botuar së fundmi. Studimi ndërthur në mënyrë të harmonishme pjesën historike me atë artistike, duke krijuar një tablo të plotë të veshjes zadrimore si fenomen kulturor dhe identitar.

Pasuria historike, etnografike dhe kulturore e Zadrimës vjen e dokumentuar në librin “Zadrima, krahina e lashtë me vlera e veshje unike”, me autore Liza Brunga dhe Mirela Dragusha. “Ne nuk e dinim se sa vlerë, sa identitet dhe sa simbolikë kishin veshjet e nënave e gjysheve tona. Kështu filluam unë me pjesën historike, duke nxjerrë elementë të lashtësisë së saj, dhe Mirela me pjesën etnografike.”, tha autorja Liza Brunga. LEXO edhe...Universiteti i Bialistokut në Poloni studim për Zadrimën e Lezhës! E rendit mes 11 fshatrave me potencial turistik në Europë “Duke e patur atë dhuratë të gjyshes prej 20 vitesh, që unë e ruaj me shumë dashuria thashë vetes pse të mos bëj diçka për këtë veshje kaq të mrekullueshme dhe të pasqyroj mundin që këto heroina kanë bërë kohë më përpara e fatmirësisht disa vazhdojnë edhe sot.”, tha autorja Mirela Dragusha. Botimi u promovua pranë muzeut kushtuar kësaj treve në Lezhë, ndërsa nisma për realizimin e tij nisi dy vite më parë, me synimin për të dokumentuar vlerat dhe veçoritë e veshjes tradicionale zadrimore. “Nisma e tyre më tepër se intelektuale është një një nismë misionare. Madje, duke pasur parasysh pasurinë e Zadrimës, nuk është aq mjaftueshëm sa kjo pasuri është.”, tha botuesi Frano Kulli. Përmes këtij botimi, autoret synojnë të sjellin në vëmendje jo vetëm bukurinë e veshjes zadrimore, por edhe punën, mjeshtërinë dhe trashëgiminë e grave që e kanë ruajtur ndër breza. “Ky është një libër studimor mbi veshjen zadrimore, i realizuar me përkushtim të admirueshëm. Një përpjekje fisnike për të shpëtuar nga harresa një pasuri që mbart jo vetëm estetikë, por edhe shpirt, histori dhe qytetërim.”, tha shkrimtari Ndue Dragusha. Të pranishmit e vlerësuan librin si një kontribut të rëndësishëm për dokumentimin shkencor dhe ruajtjen e identitetit kulturor të Zadrimës. Përmes këtij botimi, trashëgimia e Zadrimës merr një dëshmi më shumë për t’u ruajtur, studiuar dhe përcjellë te brezat e ardhshëm. B.G/ReportTv.al zadrime veshja zadrimore Liza Brunga Mirela Dragusha ndue dragusha Frano Kulli Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.9% Disi 3.2% Vota total: 9656 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?