Lajme Zone
Champions League/ Muriqi dërgon Fenerbahcen në fazën e ligës, goli i Arbër Hoxhës s'vlen! Më tej AEK-u i shqiptarëve, eliminohet Lyoni
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Champions League/ Muriqi dërgon Fenerbahcen në fazën e ligës, goli i Arbër Hoxhës s'vlen! Më tej AEK-u i shqiptarëve, eliminohet Lyoni

AEK-u i Athinës, Slovan Bratislava, Fenerbahce dhe Viking janë skuadrat që morën katër biletet e mbetura për në fazën e ligës së Champions League. Shorti sot në 18:00.

Mbrëmjen e të mërkurës u zhvilluan katër ndeshjet e fundit të kthimit të vlefshme për play-off-in e Champions League. Pas rezultateve në fushë, katër biletat e fundit për në fazën finale të turneut më të rëndësishëm për klube në Evropë i siguruan; AEK-u i Athinës, Slovan Bratislava, Fenerbahce dhe Viking. Kësisoj, është plotësuar panorama e plotë e 36 skuadrave që do të garojnë sezonin e ri në fazën e ligës së Champions League. Në Athinë, AEK-u që kishte titullar Thomas Strakoshën dhe Stavro Pilon, fitoi 4-0 kundër bullgarëve të Levskit të Sofies. Jovic, dopieta e Varga dhe goli i Marin nga 11 metërshi bënë që grekët të jenë në elitën e futbollit evropian edhe me kontributin e dy futbollistëve të Kombëtares. Ndeshje e luftuar në Francë, me vendasit e Lyon që u mposhtën 1-2 nga Fenerbahce. Me rezultatin e përgjithshëm 2-3 ekipi turk merr një biletë për më tej. Serinë e golave për miqtë e hapi Vedat Muriqi në minutën e 24-t, për të vijuar më pas me Brown. Goli i Fofana në pjesën e dytë për Lyon vetëm sa e bëri sfidën më të zjarrtë, por kualifikimi i buzëqeshi Fenerbahces që këtë sezon ka një ekip shumë të fortë me emra si: Ederson, Ake, Skriniar, Kante, Guendouzi, Talisca, Greenwood, Muriqi apo Lukaku. Pas 17 vitesh Fenerbahce sheh fazën finale të Champions. LEXO EDHE:Malago krah UEFA-s: Italia tërheq mbështetjen për kreun e FIFA-s, Gianni Infantino Në Stavanger, norvegjezët e Viking fituan 3-1 kundër Dinamos së Zagrebit dhe me rezultatin e përgjithshëm 5-3 shkruan historinë duke marrë një biletë për në fazën e ligës së Champions. Sulmuesi i Kombëtares, Arbër Hoxha shënoi për kroatët pas dhjetë minutash lojë, por vendasit përmbysën me penalltinë e Tripic dhe golat e Austbo e Sene Saliou Moi. Historike për Slovan Bratislavën, ekipi sllovak me Yaya Toure në stol fitoi 1-2 pas 120 minutave lojë kundër Celjes në Slloveni dhe me rezultatin e përgjithshëm 2-3 kalon më tej. Sot në orën 18:00 në Monaco do të mbahet shorti për të mësuar përballjet në fazën e ligës, me secilën nga 36 ekipet që do të luajë 8 ndeshje kundër rivalëve të ndryshëm, 4 në shtëpi dhe 4 jashtë fushe. Ky do të jetë edicioni i tretë kur Champions League aplikon formulën e re me 36 skuadra dhe vetëm një renditje. Tetë skuadrat e para në renditje do të kualifikohen direkt në 1/8-at, ndërsa ekipet nga vendi i 9 deri në të 24-tin do të luajnë në play-off për një vend në fazën me eliminim direkt. Skuadrat nga vendi i 25-të e deri në të 36-in eliminohen nga gara. Më poshtë 36 skuadrat që do marrin pjesë këtë sezon në fazën e ligës së Champions dhe ndarja në vazo: Vazoja 1: PSG Bayern Munich Real Madrid Liverpool Inter Manchester City Arsenal Barcelona Atletico Madrid Vazoja 2: Borussia Dortmund Roma Sporting Lisbone Aston Villa Porto Manchester United Club Brugge Real Betis PSV Vazoja 3: Feyenoord Lille Bodø/Glimt Napoli RB Leipzig Villarreal Fenerbahce Shakhtar Donetsk Galatasaray Vazoja 4: Slavia Praha Slovan Bratislava Stuttgart AEK Athinë LASK Linz Como Lens Viking Sabah Baku S.Dh/Shqiptarja.com TAG: champions league uefa AEK slovan bratislava Fenerbahce Viking vedat muriqi arber hoxha thomas strakosha Stavros Pilios Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.3% Keq 34.7% Nuk e di 13% Vota total: 3069 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?