Lajme Zone
Champions League/ Barcelona përmbys turqit me goleadë, Brugge 'nokaut' Interit në shtëpi! Norvegjezët ndalin Bayern-in
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Champions League/ Barcelona përmbys turqit me goleadë, Brugge 'nokaut' Interit në shtëpi! Norvegjezët ndalin Bayern-in

Gola të shumtë, fitore të vështirë, por edhe befasi ka patur në ditën e parë të javës së dytë në fazën e grupit.

Duhej të ishin 3 pikët e para të sezonit në Champions League, por Interi mori një goditje të rëndë përballë Club Brugge. Kampionët e Italisë, të cilët para ndeshjes shprehën dëshirën për të fituar trofeun me veshë të mëdhenj, u mposhtën 3-4. Hero për beglët ishte sulmuesi Tresoldi, i cili realizoi triplet. Me go gola iu përgjigj Lautaro Martinez, duke barazuar 1-1 fillimisht dhe më pas duke ngushtuar në 2-3. Për zikaltërit shqetësim mbetet porta, pasi Martinez gaboi edhe njëherë në Champions League, duke bërë një dalje të gabuar në golin e dytë të Brugge. Në fund pati shumë zhgënjim, pasi zikaltërit janë në kuotën e 0 pikëve pas 2 ndeshjeve, ndërsa mori fitoren e parë. 3 pikë me përmbysje siguroi Barcelona në transfertën e vështirë të Stambollit. Edhe pse Galatasaray shënoi i pari me Batrakov, spanjollët barazuan fillimisht me Cancelo-n, ndërsa më pas përmbysën në pjesën e dytë me Fermin, Gordon dhe Adeyemi-n. Kjo ishte fitorja e dytë në dy ndeshje për të besuarit e Flick. LEXO edhe...Galatasaray-Barcelona, ndeshja më e shtrenjtë në historinë e futbollit turk! 9 të arrestuar për rishitjen e biletave në treg të zi Fitore e pastër edhe për Atletico Madrid, që mposhti 2-0 Manchester United. Barrios realizoi në pjesën e parë, ndërsa në dytën mbrojtësi Yoro u ndëshkua me të kuq para se Lookman të dyfishonte shifrat. Për skuadrën e Simeone-s ishin 3 pikët e para pas disfatës me Liverpool. Befasi e madhe edhe me Bayern Munich që u ndal 3-3 nga Vikingu. Vendasit fillimisht morën epërsinë e dyfishtë, ndërsa në pjesën e dytë ‘dopieta’ e Kane dhe goli i Diaz përmbysën shifrat në favor të gjermanëve. Gjithsesi në minutën e 73 do të prisheshin llogaritë e skuadrës së Company, pasi Olise u ndëshkua me të kuq. Teksa bëheshin gati shtesat goli i Haugen i dha një pikë historike norvegjezëve. Disfatë e dytë për Napolin, që edhe pse zhbllokoi shifrat me Amir Rrahmanin në fund u mposhtën 3-1 nga Villareal. Për Arsenalin ishte e thjeshtë kundër Lille. Topçinjtë finalistë në fuqi ia dolën me rezultatin 3-0, teksa golat erdhën nga Timber, Eze dhe Saka. Në ndeshjet e tjera Leipzig mposhti 1-0 PSV-në, ndërsa Sporting fitoi 0-2 në fushën e Lens si dhe Sabah Baku mori 3 pikë historike kundër Slavia Prague-s. Për ekipin e drejtuar nga Yaya Toure kjo është pjesmarrja e parë në Champions League. Rezultat e mbrëmjes Lens 0-2 Sporting Sabah Baku 2-0 Slavia Prague Arsenal 3-0 Lille A. Madrid 2-0 United Galatasaray 1-4 Barcelona Inter 3-4 C.Brugge Leipzig 1-0 PSV Viking 3-3 Bayern Munich Villareal 3-1 Napoli Ne.k./ReportTv.al Inter barcelona champions league Komento Komente Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 20.8% Jo 76% Disi 3.2% Vota total: 691 Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?