Këmba e thyer e një 19-vjeçari, ndërsa kryeqyteti ishte përfshirë nga vala e një proteste të dhunshme, ishte ngjarja që kulmoi mbrëmjen e kësaj të marte. Report Tv solli pamjet pranë Parlamentit, ku shihen katër efektivë policie që e mbajnë të riun nga gjymtyrët për ta transportuar drejt spitalit, ndërsa këmba e djathtë i lëkundet. Vajzat që filmojnë skenën dëgjohen të thonë se të riut i ka rënë të fikët dhe se i është thyer këmba. I riu, Ledion Balla ka pësuar një frakturë në këmbë, në pjesën e kërcirit, dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin e Traumës. Rrethanat se si është dëmtuar mbeten ende të paqarta. LEXO edhe...Protestuesit e shoqëruar, deputetët e PD shkojnë te komisariati nr. 1 Shefi i Urgjencës në Spitalin e Traumës, Agustin Suma, tha se 19-vjeçari ka mbërritur në gjendje të stabilizuar dhe se fraktura e tij është dëmtimi më i rëndë i trajtuar pas protestës. “Dëmtimi më i rëndë është një frakturë e kërcirit të djathtë që do të trajtohet sipas procedurës. Ritheksoj që nuk ka asnjë pacient të intubuar dhe asnjë humbje jete", tha ai. Gjatë vizitës në Spitalin e Traumës, ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, takoi edhe 19-vjeçarin i cili tha se nuk kishte marrë pjesë në protestë, por kishte qenë vetëm kalimtar i rastit. Spahiu: Ishe duke kaluar aty? 19-vjeçari: Po, isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën fare. Pas publikimit të videos, Policia e Shtetit urdhëroi pezullimin e menjëhershëm të katër efektivëve që shfaqen në pamje duke transportuar të riun, si dhe të shefit të Rendit në Komisariatin Nr. 1. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e dëmtimit të 19-vjeçarit, ndërsa ndaj policëve të pezulluar ka nisur edhe një hetim disiplinor. Por, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, është ngritur një grup i posaçëm, nën drejtimin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale, që do të analizojë të gjitha veprimet e efektivëve, nga fillimi deri në përfundim të protestës 9-orëshe në Tiranë. "Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, është ngritur një grup i posaçëm, nën drejtimin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale, për të verifikuar dhe analizuar të gjitha veprimet e punonjësve të Policisë, nga fillimi deri në përfundim të tubimit, si dhe zbatimin e procedurave standarde të punës", tha policia duke paralajmëruar se çdo efektiv që ka shkelur procedurat do të mbajë përgjegjësi. Ora 23:32 Spahiu viziton pacientët te Spitali i Traumës, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO) Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, zhvilloi një vizitë në Spitalin Universitar të Traumës, ku u njoh nga afër me situatën dhe shërbimin mjekësor të ofruar për personat e lënduar, të paraqitur pas protestës. Gjatë vizitës, ministrja takoi ekipin mjekësor në gatishmëri, si dhe pacientët që aktualisht po marrin kujdes shëndetësor pranë këtij spitali.Klodiana Spahiu: Si duket gjendja?Agustin Suma: Ka dashur Zoti, të gjithë janë mirë.Klodiana Spahiu: Nuk ka asnjë...Agustin Suma: Jo, as të intubuar, as në këmbë.Më pas, ajo ndaloi edhe te 19-vjeçari me këmbë të thyer, i cili i thotë se nuk ishte protestues, por vetëm kalimtar i rastit.Klodiana Spahiu: Si je? Ke dhimbje?Pacienti: Kam.Klodiana Spahiu: Ke dhimbje të këmbës?Pacienti: Po.Klodiana Spahiu: Do të bëjmë ekzaminimet. Mos u shqetëso. Ishe duke kaluar aty?Pacienti: Po, isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën fare. Share Ora 23:29 Lëndimet në protestë, shefi i Urgjencës: Asnjë humbje jete apo intubim! 19-vjeçari me këmbën e thyer erdhi në gjendje stabël (VIDEO) Agustin Suma, shefi i Urgjencës në Spitalin e Traumës ka deklaruar se nuk ka asnjë pacient të intubuar apo humbje jete. Dëmtimin më të rëndë e ka pësuar 19-vjeçari me këmbën e thyer.“Gjatë pasdites së sotme në Spitalin e Traumës janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore protestues, efektivë, kalimtarë. Dëmtimi më i rëndë është një frakturë e kërcirit të djathtë që do të trajtohet sipas procedurës. Ritheksoj që nuk ka asnjë pacient të intubuar dhe asnjë humbje jete”, tha Suma.I riu ka mbërritur në gjendje stabël në spital.“Nga ana e 127 është bërë imobilizimi në terren. Tek ne ka ardhur në gjendje të stabilizuar. Djali është në gjendje të stabilizuar. Ndihma e parë është dhënë nga ekipi ortoped dhe djali po plotësohet me të gjitha ekzaminimet e tjera dhe është për ndihmë në ortopedi”, vijoi shefi i Urgjencës.Mjeku dha detaje edhe për përfaqësuesin e trupit diplomatik austriak, i cili gjithashtu pësoi lëndime gjatë protestës.“Përfaqësuesi i trupit diplomatik austriak ka ardhur nga QSUT, kishte disa dëmtime në kokë, është përcjellë me mjekim në shtëpi”, tha mjeku.Në total, te Trauma janë trajtuar 7 policë, ndërsa momentalisht po trajtohen 3 raste. Share Ora 23:10 19-vjeçari me këmbën e thyer, pezullohen 4 punonjës policie, mes tyre dhe një nënkomisar! Nis hetimi disiplinor Policia ka reaguar lidhur me kalimtarin 19-vjeçar me këmbë të thyer, rast për të cilin thotë se janë pezulluar nga detyra 4 punonjësit si edhe shefi i Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1. Ndaj tyre ka nisur edhe një hetim disiplinor.Një grup i posaçëm po analizon të gjitha veprimet e punonjësve, ndërsa AMP e Prokuroria kanë nisur hetim.Njoftimi i plotë:Në lidhje me videon e publikuar në media, ku shfaqet 19-vjeçari L. B., i dëmtuar në këmbë, teksa shoqërohet nga punonjësit e Policisë pranë Parlamentit për t’u dërguar në spital për ndihmë mjekësore, Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet për të sqaruar rrethanat e rastit dhe mënyrën e trajtimit të tij nga punonjësit e Policisë.Pavarësisht verifikimeve të nisura, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të katër punonjësve të Policisë, si dhe të shefit të Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisar F. K. Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre.Gjithashtu, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, është ngritur një grup i posaçëm, nën drejtimin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale, për të verifikuar dhe analizuar të gjitha veprimet e punonjësve të Policisë, nga fillimi deri në përfundim të tubimit, si dhe zbatimin e procedurave standarde të punës. Çdo punonjës që ka shkelur procedurat apo ka tejkaluar kompetencat do të mbajë përgjegjësi.Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për rastin.Policia e Shtetit thekson se aktet e dhunshme të shfaqura prej orësh në kryeqytet, përfshirë dëmtimin, shkatërrimin dhe djegien e pronës, nuk kanë asnjë lidhje me ushtrimin paqësor të së drejtës për protestë dhe nuk mund të justifikohen në asnjë rrethanë.Policia e Shtetit u bën thirrje personave të maskuar dhe atyre që kryejnë akte dhune e shkatërrimi t’i ndalin menjëherë, pasi do të përballen me forcën e ligjit.Gjithashtu, Policia e Shtetit u kërkon qytetarëve të distancohen nga personat e dhunshëm, për të garantuar sigurinë e tyre. Share P.J/SI.E./ReportTv.al protestat kunder qeverise protesta 13 tetor 2026 Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 20.8% Jo 76% Disi 3.2% Vota total: 691 Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?
